Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti krijon atmosferë zgjedhore – Flet për shtyrje të zgjedhjeve, opozita s’reagon

18/06/2024 - 12:58
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti krijon atmosferë zgjedhore – Flet për shtyrje të zgjedhjeve, opozita s’reagon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtarëve të partisë e mbështetësve, kryeministri Albin Kurti iu tha mbrëmë se opozita po i vonon zgjedhjet parlamentare, pas një përpjekjeje shumë të diskutuar të tij me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi për t’i mbajtur ato para kohe. Kryetari i LVV-së tha se “opozita nuk mund t’i shtyjë pafundësisht”, duke iu referuar refuzimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikku dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për të shkuar në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit. Ata të dy kërkuan dorëheqjen e tij.

Kryeministri Albin Kurti duket se nuk është më i interesuar të diskutojë me partitë opozitare “se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës”, ashtu siç pati thënë pas një darke me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi më 13 maj.

Kryetari i LVV-së të hënën iu tha anëtarëve të partisë së tij se zgjedhjet do të mbahen vitin e ardhshëm pasi “opozita nuk mund t’i shtyjë pafundësisht”.

“Të dashur aktivistë e miq të Lëvizjes, në vitin 2025 do t’i kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveçse do ta kremtojmë 20 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, por patjetër do t’i kemi edhe ato parlamentare meqë opozita nuk mund t’i shtyjë pafundësisht. Meqë tash jemi në periudhën e emocioneve futbollistike, dhe të gjithë po shohim me shumë kënaqësi Shqipërinë tonë që i urojmë fitore në Gjermani, më lejoni ta marr një shembull nga futbolli edhe për zgjedhjet që do të jenë në vitin 2025. Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli, fjala vjen Ballkanin e Suharekës. Le ta fitojë Vetëvendosja në 2025 edhe kampionatin edhe kupën”, tha Kurti gjatë një tubimi me strukturat e partisë në sallën “1 Tetori” në kryeqytet.

Nga opozita s’pati ndonjë përgjigje ndaj Kurtit.

Në fund të majit u shpall e dështuar një përpjekje që u duk se po bëhej që vendi të shkojë para kohe në zgjedhje parlamentare.

PDK-ja insistoi që të shpërndahet Kuvendi me kryetarin e partisë më të madhe opozitare, Memli Krasniqi i cili ishte optimist se do të merreshin vesh për këtë, pas një darke me Kurtin.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk u pajtuan që të shkonin në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit, por kërkuan dorëheqjen e Qeverisë.

“Diskutime të mira nga pozicione jo domosdoshmërisht të njëjta”, pati thënë Krasniqi se kishte pasur me Kurtin në atë darkë, ku kishte shkuar pa dy kolegët e tij opozitarë, Abdixhikun e Haradinajn.

Krasniqi insistoi që “të bëhemi bashkë për të shkuar në zgjedhje bashkë, sepse në fund të fundit zgjedhjet duhet të jenë një qëndrim politik i përgjithshëm”. Tha se PDK-ja ishte e gatshme për “një dakordësim me të gjitha partitë parlamentare për një datë të re të zgjedhjeve, për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës përmes një mocioni të përbashkët”.

Diskutimi me Krasniqin për zgjedhjet, Kurti thoshte se ishte i interesuar “të vazhdojë edhe me të tjerët”.

“Edhe unë jam i interesuar që ta diskutojë me PDK-në, me LDK-në, me AAK-në se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës. E dimë që në përgjithësi është pranvera ose vjeshta. Kjo s’do të thotë që s’do të mund të mbahen edhe në dimër e në verë, por më mirë është në pranverë ose në vjeshtë. Nëse shkon mandati deri në fund, i bie që zgjedhjet e radhës do të jenë diku në dimër, andaj le ta diskutojmë a është më mirë t’i mbajmë në pranverë ose vjeshtë”, deklaronte Kurti pas asaj darke.

Krasniqi provoi edhe me një letër t’i bindte dy partitë tjera në opozitë për ta shpërndarë Kuvendin, por pa sukses.

Ka disa muaj që partitë politike e kanë rritur angazhimin për t’u mobilizuar për zgjedhje të reja, por nëse nuk do të ketë dakordim për këtë çështje, zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen në fillim të vitit 2025.

JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit, gruaja shtatzënë humb jetën

Këto janë disa nga 28 vrasjet më tronditëse gjatë vitit 2023 në Kosovë
24/08/2026 - 08:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Si...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë
24/08/2026 - 08:10

Në disa pika kufitare të Kosovës janë regjistruar pritje për automjete, ndërsa kolona janë evidentuar në dy pika. Sipas të dhënave të fundit, në Dheu i Bardhë pritjet...

Më shumëDetails

Sot i jepet lamtumira e fundit Altin Kryeziut, policit që u aksidentua në krye të detyrës

RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu
24/08/2026 - 08:01

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Altin Kryeziut, zyrtarit policor nga Bubaveci i Malishevës që vdiq në QKUK pas plagëve që pësoi kur u godit nga një...

Më shumëDetails

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë
23/08/2026 - 22:42

Një debat i fortë politik ka shpërthyer në Slloveni, ku presidentja Natasa Pirc Musar po përballet me pikëpyetje mbi lidhjet e rrethit të saj të afërt me persona...

Më shumëDetails

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
23/08/2026 - 22:17

Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit. Ngjarja u bë brum për...

Më shumëDetails

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit
23/08/2026 - 21:57

Ministri i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, tha të hënën se Kanadaja nuk mund të përballojë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, pasojat e së cilës do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohen çmimet e derivateve, ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë