Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Mendimi këshillëdhënës i GjND-së përbën një fakt konstitutiv, se vazhdimësia e shtetit të Kosovës ka qenë dhe do të jetë e drejtë

22/07/2024 - 16:44
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti uron ditën e pavarësisë së SHBA-së, me “amanetin” e ish-presidentit Jefferson
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

14 vite më parë, bazuar në një kërkesë për mendim këshillëdhënës të parashtruar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e vulosi në mënyrë të pakthyeshme ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se në 123 paragrafë të përmbledhur në 54 faqe vendim, Gjykata e arsyetoi gjerësisht se si Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk shkelte asnjë normë të përgjithshme a speciale të së drejtës ndërkombëtare dhe se shkëputja e Kosovës nga shteti pararendës përbënte tashmë një fakt të parevokueshëm.

lg.php.gif“Ky mendim këshillëdhënës gjithashtu e ndryshoi të paktën formalisht rrjedhën e dëmshme për popullin shqiptar, meqenëse okupimi i Kosovës më 1912, mandej kolonizimi, diskriminimi e deri te gjenocidi në vitet 1998 e 1999, janë krime për të cilat asnjëherë nuk pati drejtësi ndërkombëtare e zhdëmtim për popullin e Kosovës. Është për të ardhur keq që në dekadën e kaluar ky mendim i GjND-së më së shumti u përmend te fusnota që iu mbivendos emërtimit të Kosovës, e nuk u përdor mjaftueshëm për ta përmbysur e eliminuar strategjinë e Serbisë për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Kosovës përmes kornizës së dikurshme të Dialogut të Brukselit”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ai ka thënë se mendimi Këshillëdhënës i GjND-së përbën një rast të rrallë ku gjykata mbështet pa asnjë dyshim e me një interpretim thellësisht të bindshëm lindjen e të drejtës së një populli të shtypur e të kolonizuar për dekada me radhë nga një pushtet shovinist, kriminal e gjenocid-bërës, për të qenë dhe ekzistuar si shtet i pavarur e i ligjshëm në të drejtën ndërkombëtare.

“Ndikimi i Mendimit Këshillëdhënës të GjND-së ishte dhe vazhdon të jetë i madh. Ajo përbën një fakt konstitutiv, të pakontestuar, të argumentit se qenia dhe vazhdimësia e shtetit të Kosovës ka qenë dhe do jetë e drejtë. Juristë eminentë e referencojnë atë pafundësisht në literaturën moderne kurse studentët e drejtësisë e mësojnë atë si një nga aktgjykimet më përmbajtësore që vendosi bazat e normave që rregullojnë lindjen e shtetit të ri në një kontekst post-gjenocidal e post-kolonial bashkëkohor. Tendencat e Serbisë për të minimizuar peshën e Mendimit Këshillëdhënës të GjND-së, përfshirë moszbatimin e parimeve të Kartës së OKB-së në marrëdhëniet e saj me Kosovën që janë pjesë thelbësore e Marrëveshjes Bazike, do mbeten vepra të një shteti që tenton në keqbesim rehabilitimin e dështuar të saj në bashkësinë e kombeve të civilizuara pasi që ushtroi gjenocid në territorin e tre shteteve të sotshme dhe vazhdon në mënyrë institucionale ta mohojë atë”, ka shkruar Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve
21/08/2026 - 00:04

Një vendim që pritet të diskutohet në Kuvendin e Komunës së Ferizajt ka ngritur reagime dhe pikëpyetje lidhur me mënyrën se si po menaxhohet prona publike. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
20/08/2026 - 22:59

nacionale Prishtinë-Pejë saktësisht në Sllatinë. Në aksident të përfshira ishin 3 vetura, kurse 6 persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e konfirmoi zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Blerina...

Më shumëDetails

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë
20/08/2026 - 22:37

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin. Hamza i ka...

Më shumëDetails

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …
20/08/2026 - 22:23

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shmangur komentet për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Thaçi...

Më shumëDetails

“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Avokatët e Hashim Thaçit në Hagë kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja, arsye mospagesa
20/08/2026 - 22:04

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike,...

Më shumëDetails

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
20/08/2026 - 21:49

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë