Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti për buxhetin 2024: Do të jetë i mbrojtjes dhe sigurisë – ndamë para më shumë se kurrë për Luginën

16/11/2023 - 11:44
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti për buxhetin 2024: Do të jetë i mbrojtjes dhe sigurisë – ndamë para më shumë se kurrë për Luginën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë.

Për këtë fushë, Kurti tha se nga 3.3 miliardë euro janë ndarë 370 milionë euro, ku ministrisë së Punëve të Brendshme i takojnë 216 milionë euro ndërsa ministrisë së Mbrojtjes 153 milionë.

“Ushtrisë sonë, të cilës ia kemi rritur buxhetin më shumë se dyfish prej që kemi ardhur dhe numrin e ushtarëve për më shumë se 2/3 do t’ia shtojmë 600 ushtarë më shumë në vitin 2024. Kurse, policia do t’i ketë edhe 500 rekrutë të tjerë dhe 21.7 milionë euro për investime kapitale, ose 9 milionë euro më shumë sesa këtë vit”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se buxheti i vitit tjetër do të jetë prioritet për sa i përket nevojave të qytetarëve për ekonomi të fortë, me më shumë vende pune, për shëndetësi gjithëpërfshirëse, arsim të zhvilluar me cilësi më të lartë e sundim të ligjit me drejtësi të reformuar.

“Përgjatë gati 32 muajve të mandatit tonë, ekonomisë iu shtuan 60 mijë vende, ku gjysma e të punësuarve janë të rinj e të reja nën moshën 25-vjeçare. Vetëm përmes platformës ‘Superpuna’, për 8 muaj janë punësuar mbi 7 mijë e 700 të rinj, që i bie përafërsisht mbi 1 mijë të punësuar për muaj”.

“Për të vazhduar me nxitjen e punësimit në sektorin privat, në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi ndarë 29 milionë euro për masat e punësimit. Ndërkaq sa i përket sektorit publik, siç kemi thënë edhe në shkurt, koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro”.

“Do të vazhdojmë të investojmë në renovimin e spitaleve, përmirësimin e shërbimeve dhe blerjen e pajisjeve të teknologjisë së fundit, ashtu që më të dashurve tanë në momentet më të vështira t’iu mundësohet kujdesi i duhur. Për vitin 2024, ShSKUK-së i është shtuar buxheti për 25 për qind, kurse për shëndetësinë si sektor në tërësi kemi ndarë mbi 340 milionë euro, përfshirë grantin për komunat”, tha më tej Kurti, njofton Klankosova.tv.

Kreu i qeverisë tutje tha se për ndërtimin e çerdheve, zbatimin e reformave dhe mbështetjen e të rejave edhe të rinjve me bursa, bashkë me grantin që u ndahet komunave, sektori i arsimit do të mbështetet me 370 milionë euro.

“Ministrisë së Drejtësisë ia kemi ndarë 31% më shumë buxhet, ashtu që të zbatohen deri në fund reformat e nisura në drejtësi, sepse edhe zotimi ynë për këtë mandat qeverisës ishte punë dhe drejtësi”.

“95 milionë euro i kemi paraparë për nënat lehona dhe fëmijët nën 16-vjeç, nga e cila deri më tani kanë përfituar mbi 40 mijë gra, nëna të reja dhe 373 mijë fëmijë”.

“Për vitin tjetër, gjithashtu ndamë 14 milionë euro për banimin social, 11 milionë për blerjen e objekteve të ambasadave të Kosovës nëpër botë dhe 65 milionë euro për bujqësi”, tha Kurti.

Kurti, për vitin 2024 paralajmëroi investime të reja kapitale në infrastrukturë rrugore, hekurudhore, në zona të reja ekonomike, diga e rrjete të ujësjellësit dhe kapacitete të reja energjetike, për të cilat tha se është paraparë buxhet prej 860 milionë euro.

“Vetëm për MKRS-në kemi 58 milionë euro për investime kapitale në sport e infrastrukturë për vitin që po vjen, sepse festën dhe gëzimin për kandidaturën e suksesshme për Lojërat Mesdhetare 2030 duhet ta përcjellim me investime të menjëhershme dhe përgatitje të hershme për një organizim të suksesshëm”.

“E trendi i njëjtë do të vazhdojë edhe në vitet pasuese deri në përmbushjen e planeve investuese deri në vitin 2030, që pritet të kapin vlerën prej 250 milionë euro”.

“Buxheti i komunave në vitin 2021 ishte 547 milionë euro, e sivjet është 654 milionë euro, e në vitin 2024 ai do të jetë gati 200 milionë më shumë sesa në vitin e parë të qeverisjes sonë, ose 742 milionë euro. Prej të cilave 635 milionë euro janë grant për komunat nga qeveria, kurse pjesa tjetër janë të hyra vetanake të komunave. Ky buxhet i qeverisë është edhe buxhet i komunave”, tha Kurti.

Nga buxheti i Kosovës, qeveria ka ndarë 3 milionë euro edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, për të cilat sipas Kurtit, është mbështetja më e lartë ndonjëherë .

“Për më tepër, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë përsëri buxhet për shqiptarët e Luginës, atij po ia shtojmë edhe 1 milion, krahasuar me vitin aktual, pra nga 2 në 3 milionë euro për vitin 2024. Kjo mbështetje është më e larta ndonjëherë dhe është më shumë sesa të gjitha qeveritë paraprake marrë së bashku”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë