Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kurti përgjegjës kryesor”, historianët e Deçanit reagojnë për pezullimin nga Amerika

13/09/2025 - 15:15
në Lajme
A A
“Kurti përgjegjës kryesor”, historianët e Deçanit reagojnë për pezullimin nga Amerika
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka theksuar se me shqetësim të madh ka pranuar lajmin për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të pezullojnë Dialogun Strategjik me Kosovën.

Ata konsiderojnë se ky vendim është pasojë ”direkte e veprimeve të papërgjegjshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili me politikat e tij konfrontuese e ka vendosur Kosovën në një pozitë të izoluar dhe të rrezikshme”.

“Për ne, historianët e Deçanit, raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është themelor dhe i pazëvendësueshëm. Pavarësia e Kosovës, liria dhe shtetësia jonë janë ndërtuar mbi përkushtimin e aleatit tonë më të madh strategjik – ShBA-së. Çdo tentim për ta minuar këtë partneritet paraqet jo vetëm një papërgjegjësi politike, por edhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj projektit kombëtar për të cilin shqiptarët kanë sakrifikuar shekuj me radhë”.

“Ne e konsiderojmë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, përgjegjës kryesor për këtë zhvillim negativ. Në vend që të ndërtonte ura besimi me partnerët tanë ndërkombëtarë, ai ka zgjedhur rrugën e retorikës populiste, të kokëfortësisë politike dhe të aventurës personale, duke e futur shtetin në krizë të thellë dhe duke cenuar të ardhmen e gjeneratave të reja”, thuhet në reagim.

Dega në Deçan e Lidhjes së Historianëve, i ka bërë thirrje institucioneve që të rikthehen në rrugën e bashkëpunimit të sinqertë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e vlerësuar miqësinë shqiptaro-amerikane si vlerën më të lartë strategjike të kombit tonë.

“Miqësia me ShBA është garancia e vetme për shtetin e Kosovës dhe për paqen e qëndrueshme në Ballkan. Këtë raport nuk guxon ta prishë askush për interesa të ngushta politike”, transmeton Klankosova.tv.

JU REKOMANDOJMË

Faton Peci me Kurtin e hap fushatën në Mitrovicë, i jep një xhiro këmbë sheshit – por pak pjesëmarrës në tubim
Lajme

Faton Peci me Kurtin e hap fushatën në Mitrovicë, i jep një xhiro këmbë sheshit – por pak pjesëmarrës në tubim

13/09/2025 - 17:09
Zogaj i reagon Mujës së VV-së: Kjo strukturë injorantesh ka qeverisë me vendin për 5 vite
Kryesore

Zogaj i reagon Mujës së VV-së: Kjo strukturë injorantesh ka qeverisë me vendin për 5 vite

13/09/2025 - 16:25
Temë edhe siguria, KFOR-i deklarohet për takimin Barduani-Osmani
Kryesore

Temë edhe siguria, KFOR-i deklarohet për takimin Barduani-Osmani

13/09/2025 - 15:58
“Edhe një veprim tjetër i pakoordinuar”, BE reagon pas mbylljes së zyrave serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale
Kryesore

“Edhe një veprim tjetër i pakoordinuar”, BE reagon pas mbylljes së zyrave serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

13/09/2025 - 15:34
Shpërthen zjarr në Trubarevë të Maqedonisë
Lajme

Shpërthen zjarr në Trubarevë të Maqedonisë

13/09/2025 - 15:20
Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
Kryesore

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

13/09/2025 - 15:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Deputeti i VV-së fton për qëndresë përballë Amerikës: Kush qëndron, fiton – duhet të qëndrojmë dhe fitojmë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Akademiku famkeq serb, Qosiq, parashikonte kthimin e Kosovës duke i bërë shqiptarët anti-amerikanë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Shpërthejnë” mediat në Serbi – Amerika ia ktheu shpinën Kosovës! – Bravo Albin Kurti!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë