Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët nëse posedon ndonjë informacion rreth verdiktit final për katërshen e UÇK-së në Hagë.
Derisa ishte në vizitë te familjet përfituese të projektit “E ardhmja e Energjisë së Gjelbër”, Kurti tha se nuk ka asnjë informacion, ndërsa potencoi se tema ka të bëjë me efiçiencë të energjisë.
“Nuk kam asnjë informacion dhe këtu jemi për efiçiencë të energjisë”, tha Kurti.
Ndërsa teksa u pyet rreth propozimit për kryeparlamentar, kryetari i VV-së tha se partia e tij do të jetë prezente në seancën konstituive.
“Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, u shpreh ai.













