Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti takim virtual me katër kongresistë amerikanë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

22/05/2026 - 08:01
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti takim virtual me katër kongresistë amerikanë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres, Mike Lawler dhe George Latimer, të cilët javë më parë paraqitën dy rezoluta të rëndësishme për Kosovën në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Krahas falënderimeve për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri në detyrë Kurti u shprehi atyre mirënjohje të thellë për Rezolutën nr. 1246, e cila mbështet aspiratat e Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike, dhe Rezolutën nr. 1250, e cila bën thirrje që forcat amerikane të vazhdojnë të kontribuojnë në kuadër të KFOR-it.

Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se qëndrimi i NATO-s në Kosovë dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë prioritete kyçe për Qeverinë, duke shtuar se ato janë thelbësore për sigurinë në rajon. Në këtë kontekst ai veçoi thirrjen e kongresistëve që katër shtetet jo-njohëse anëtare të aleancës që ta njohin Republikën e Kosovës, duke ia hapur derën vendit tonë që të anëtarësohet në NATO.

Duke theksuar se do të ishte një rritje e jashtëzakonshme e sigurisë rajonale, por edhe në interesin strategjik të SHBA-së dhe NATO-s, Kryeministri në detyrë Kurti e ritheksoi qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane.

Ai i informoi kongresistët se këtë javë Qeveria ka bërë hapin fillestar për krijimin e Xhandarmërisë, ndërsa theksoi se qëllimi i saj është të ndihmojë në përmbushjen e synimeve të sigurisë kombëtare, si p.sh. luftimi i kontrabandës dhe terrorizmit, e po ashtu ruajtja e infrastrukturës kritike. Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se Xhandarmëria nuk është menduar si zëvendësim i KFOR-it, por si bashkëpunëtore e afërt me të.

 Duke përmendur se Marrëveshja Kornizë për Bashkëpunim në Mbrojtje me Departamentin e Luftës të SHBA-së është në finalizim e sipër, Kryeministri në detyrë Kurti tha se bashkëpunimi në këtë fushë ndërmjet dy vendeve është më i fortë se kurrë.

Në fund të bisedës, Kryeministri në detyrë Kurti dhe katër kongresistët u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në përputhje me vlerat e përbashkëta të Kosovës dhe SHBA-së.

JU REKOMANDOJMË

“Vijat e kuqe” – Kosova rrezikon cikle të pafunda zgjedhore

“Vijat e kuqe” – Kosova rrezikon cikle të pafunda zgjedhore
21/05/2026 - 22:56

Si shkak i mosbashkëpunimit mes partive politike, Kosova shkoi në zgjedhje për herë të pestë brenda 15 muajve. Vijat e kuqe për njëra tjetrën, bënë që partitë të...

Më shumëDetails

Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit
21/05/2026 - 22:40

Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës....

Më shumëDetails

Hasanpapaj i LDK-së: Kosovës i duhet urgjentisht qeveri e re, nuk kemi më kohë për të humbur

Hasanpapaj i LDK-së: Kosovës i duhet urgjentisht qeveri e re, nuk kemi më kohë për të humbur
21/05/2026 - 22:23

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka reaguar ashpër ndaj ngecjes së Kosovës në proceset integruese evropiane dhe bllokadës financiare me të...

Më shumëDetails

Publikohet raporti policor për “incidentin” me eskortën e Kurtit në Skenderaj

Publikohet raporti policor për “incidentin” me eskortën e Kurtit në Skenderaj
21/05/2026 - 21:59

Një ditë pas padisë për shpifje që kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ushtroi ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në media është publikuar raporti zyrtar i...

Më shumëDetails

Goli i vitit, Hekuran Berisha shënon nga gjysma e fushës në finalen e Kupës ës Kosovës

Goli i vitit, Hekuran Berisha shënon nga gjysma e fushës në finalen e Kupës ës Kosovës
21/05/2026 - 21:55

Dukagjini ka rikthyer epërsinë ndaj Dukagjinit, në finalen e Kupës së Kosovës. Hekuran Berisha ka shënuar golin e vitit, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje nga gjysma...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Bashkimi i LDK-së nuk është vetëm për zgjedhjet e 7 qershorit, por një projekt afatgjatë

“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi” – LDK del me videomesazh për Osmanin
21/05/2026 - 21:32

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë në “Pressing” të T7 se bashkimi i LDK-së nuk është vetëm për zgjedhjet e 7 qershorit. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Milaim Zeka dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe gjobë për shmangie tatimi, duhet t’ia kompensojë ATK-së 81 mijë euro

    Pasi u dënua nga gjykata reagon ashpër Milaim Zeka: Gjyqtarja Edita Çanta pa asnjë provë, pa asnjë argument dha një vendim kundër drejtësisë vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Çmendet” Dolce, pozon pa jelekë (Foto +16)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Bujaria Ceramics & Sanitary” shpall vende të lira pune për gjashtë meshkuj dhe dy femra

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Arsi Company” ka nisur projektin e ri në qendër të Mitrovicës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë