Kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, të enjten.
Siç njoftoi kryeministri, takimi është planifikuar të fillojë nga ora 11:00.
Të enjten, derisa po merrte pjesë Forumin e Biznesit të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, shefi i qeverisë tregoi se pas pjesëmarrjes në forum, do të nisej për takimin e parë të tij me presidenten e re.
“Tash në orën 11:00 kam takim me Presidentën”, tha Kurti.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente mesnatën e të martës pas arritjes së një pajtimi politik mes LVV-së dhe PDK-së. Shefja e re e shtetit e mori zyrtarisht detyrën të mërkurën.













