Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti tha se shqipja nuk është gjuhë zyrtare në RMV, Osmani e qorton: Skandaloze dhe e pafalshme

18/11/2024 - 18:43
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti tha se shqipja nuk është gjuhë zyrtare në RMV, Osmani e qorton: Skandaloze dhe e pafalshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurtit për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut.

Osmani thotë se është “skandaloz, i dëmshëm dhe i pabazuar në fakte…inkurajimi që zoti Kurti i dha Gjykatës Kushtetuese [së Maqedonisë së Veriut] është i pafalshëm”.

“Jo, nuk po rrezikohet”, tha prerazi Kurti, pyetur për këtë shqetësim tashmë të ngurtësuar në diskursin publik; ndërsa tha se në Maqedoni të Veriut “nuk ka ligj për gjuhën shqipe por, për gjuhët”.

“Ekziston ligji që përmend shifërn 20%, por ai nuk është ligj për shqipen, por përdorimin e gjuhëve. Në anën tjetër, besoj që duhet të gjithë të presim për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese atje, i cili nuk bën as përjashtime dhe as diskriminim dhe i cili e respekton shumëgjuhësinë atje”, tha Kurti.

Enkapsulimin mohues Kurti e dha kështu: “Në Repbulikën e Maqedonisë së Veriut nuk mund të thuhet se shqipja ka qenë gjuhë zyrtare e tash po u rrezikohet”.

Për ish-kryediplomatin shqiptar në Maqedoni të Veriut, ajo çfarë ka bërë Kurti në këto deklarime është “inkurajum i Gjykatës Kushtetuese” për të shfuqizuar nene të Ligjit mbi Përdorim e Gjuhëve.

E kjo, tha Osmani, “është e pafalshme”.

“Vlerësimi ishte skandaloz, i dëmshëm dhe i pabazuar në fakte. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Ky ligj u miratua 15 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, pasi ishte një nga pikat më të kontestuara dhe të vështira të marrëveshjes”, tha Osmani në një përgjigje me shkrim për Nacionale.

“Pala maqedonase kishte vlerësuar se gjuha shqipe duhej të ishte zyrtare vetëm në komuna, ndërsa pala shqiptare kishte këmbëngulur që gjuha shqipe të ishte zyrtare në nivel shtetëror. Sot, me miratimin e ligjit, është e qartë se ky është ligji që përcakton përdorimin e gjuhës shqipe (…)”

“(…) nga vula e Presidentit të shtetit deri te çdo dokument shtetëror dhe publik, të cilat janë në dy gjuhë. Anulimi, madje edhe i një presjeje të këtij ligji, do ta bënte atë të pavlefshëm”, na tha Bujar Osmani.

“Inkurajimi që zoti Kurti i dha Gjykatës Kushtetuese për të abroguar nene të këtij ligji është i pafalshëm. Prekja e gjuhës shqipe është gozhda e fundit në arkivolin e Marrëveshjes së Ohrit”, përfundoi Bujar Osmani.

Për të demantuar Kurtin se “nuk ka ligj të gjuhës shqipe” dhe “nuk ka gjuhë zyrtare shqipe” në rend të parë, Osmani na referon në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve ku tekstualisht shkruhet e kundërta.

“Gjuhë tjetër që flasin së paku 20 e qytetarëve (gjuha shqipe) gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj”, thuhet në Nenin 1, pika 2.

 

JU REKOMANDOJMË

Frenimi i Rusisë i pamundur pa raketat Tomahawk në Gjermani

Frenimi i Rusisë i pamundur pa raketat Tomahawk në Gjermani
07/05/2026 - 11:03

Tërheqja e trupave amerikane nga Gjermania është një çështje e vogël. Një çështje shumë më e madhe është se Trump, ka anuluar vendosjen e planifikuar të raketave Tomahawk....

Më shumëDetails

Spitali i Mitrovicës kryen me sukses një operacion kompleks, pacientit i hiqet një tumor masiv nga trupi

Spitali i Mitrovicës kryen me sukses një operacion kompleks, pacientit i hiqet një tumor masiv nga trupi
07/05/2026 - 11:01

Një intervenim kompleks kirurgjik është realizuar me sukses në Spitalin e Mitrovicës. Spitali njofton se operacioni është kryer tek një pacient nga qyteti i Mitrovicës, i cili vuante...

Më shumëDetails

Aksion i madh i Policisë dhe IPK-së për dallavere me prona – bastisen shtëpi, banesa e objekte të zyrtarëve të dyshuar

Aksion i madh i Policisë dhe IPK-së për dallavere me prona – bastisen shtëpi, banesa e objekte të zyrtarëve të dyshuar
07/05/2026 - 11:00

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) është duke u zhvilluar sot në disa lokacione të vendit, nën dyshimet për keqpërdorime...

Më shumëDetails

Wall Street Journal: SHBA i paraqet Iranit një kornizë të re për programin bërthamor, parashikohen negociata 30-ditore

Wall Street Journal: SHBA i paraqet Iranit një kornizë të re për programin bërthamor, parashikohen negociata 30-ditore
07/05/2026 - 10:51

Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar Iranit një kornizë të re negociuese për programin bërthamor, raportoi Wall Street Journal, në një zhvillim që mund të hapë rrugën për...

Më shumëDetails

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
07/05/2026 - 10:38

Sot një muaj në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Ditëve në vijim partitë pritet të prezantojnë aderimet e reja. Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se dy-ish...

Më shumëDetails

NYT 1999: Si provoi Serbia t’ia veshte UÇK-së vr’asjen e Aganit dhe si u demantua nga bashkësia ndërkombëtare

NYT 1999: Si provoi Serbia t’ia veshte UÇK-së vr’asjen e Aganit dhe si u demantua nga bashkësia ndërkombëtare
07/05/2026 - 10:34

Më 6 maj 1999, forcat serbe vranë profesorin e njohur dhe nënkryetarin e LDK-së, Fehmi Agani. Mediumi prestigjioz New York Times publikoi një artikull të gjatë për vrasjen e Fehmi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

    “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • A po i bashkohet Fatmir Limaj PDK-së, ja çka thotë Përparim Gruda

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia e Prokuroria Speciale me operacion në Prishtinë, Lipjan e Vushtrri- Arrestohen 7 persona për ryshfet

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë