Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dëshmitarja e rastit të “Ibër-Lepencit” rrëfen dëmet nga shpërthimi: Themeli lëvizi, mendova se ishte tërmet

29/09/2026 - 10:47
në Lajme
A A
Dëshmitarja e rastit të “Ibër-Lepencit” rrëfen dëmet nga shpërthimi: Themeli lëvizi, mendova se ishte tërmet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Dëshmitarja Milena Pashpereviq, e cila në rastin e sulmit ndaj kanalit të “Ibër-Lepencit” është edhe palë e dëmtuar, ka dëshmuar për dëmet e shkaktuara në shtëpinë e saj nga shpërthimi i 29 nëntorit 2024 në Varagë të Zubin-Potokut.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorisë, Pashpereviq ka rrëfyer se në momentin e shpërthimit ishte e vetme në shtëpi dhe se nga tronditja kishte menduar se bëhej fjalë për një tërmet. Ajo ka thënë se shpërthimi kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme në shtëpinë e saj.

“Në shtëpinë time, kam qenë e shtrirë. Nuk ka qenë askush në shtëpi, bashkëshorti im ka qenë në udhëtim. Më kujtohet se ka qenë detonim shumë i madh, mendoj se ka qenë koha e errësuar, sepse kur kanë ardhur veturat ka qenë errësirë. Kur kam dalë dhe kam parë që një sasi e madhe e ujit vjen drejt shtëpisë sime, veturat janë ndaluar. Shtëpia ime ndodhet përfundi rrugës magjistrale, ndërsa ngjarja ka ndodhur mbi rrugën magjistrale”, tha ajo.

Ajo ka përshkruar edhe momentet pas shpërthimit, duke thënë se tronditja kishte qenë aq e madhe saqë ishin dëmtuar edhe pjesë të shtëpisë.

“Detonimi ka qenë i madh, është shkundur shtëpia, themeli i shtëpisë ka lëvizur, si dhe qynga e shporetit ka dalë nga vendi, si dhe në ato momente kam menduar mos është ndonjë tërmet. Fillimisht kam shikuar në dritare, pasi kam dëgjuar eksplodimin, e kam parë atë ujë, shumë sasi e madhe e ujit, e kam thirrur nënën në telefon. Kam kërkuar ndihmë që të vijë dhe të shohim se çfarë po ndodh. I kam thirrur prindërit që të vijnë, pasi ndodhen aty në fshat”, deklaroi ajo.

Pashpereviq ka thënë se në ato momente ishte e shqetësuar dhe e frikësuar, pasi ndodhej e vetme në shtëpi dhe nuk kishte fqinj afër.

“Po, shumë e shqetësuar dhe e frikësuar, se kam qenë vetëm në shtëpi, pasi nuk kam fqinjë në shtëpinë time. Jo vetëm veturat i kam parë”, tha ajo.

Duke folur për dëmet, dëshmitarja ka bërë të ditur se kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, e kishte ndihmuar me 1 mijë e 300 euro, por ka theksuar se kjo shumë nuk e kishte kompensuar dëmin e shkaktuar.

“Dëmtimi ka qenë shumë i madh (i shtëpisë). Kryetari Izmir Zeqiri, na ka ndihmuar me të holla, 1 mijë e 300 euro. Nuk është që na është kompensuar dëmi, por në ato momente na ka ndihmuar me ato të holla”, tha ajo.

E pyetur nga prokuroria nëse kërkon dëmshpërblim nga personat e akuzuar për rastin, ajo është përgjigjur shkurt: “Jo”.

Prokuroria Speciale, pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe me partnerët evropianë, ka ngritur aktakuzë ndaj Jovan Viçentijeviqit, Dragisha Viçentijeviqit dhe Igor Dimoviqit për disa vepra penale, përfshirë rrezikimin e rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerjen e veprës terroriste, armëmbajtjen pa leje dhe spiunazhin.

Sipas aktakuzës, më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, në pjesën e kanalit të “Ibër-Lepencit”, të pandehurit Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq, në bashkëpunim me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar, pas një marrëveshjeje paraprake, kanë vendosur rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT në brendësi të kanalit.

Sipas prokurorisë, vëllezërit Viçentijeviq e kanë aktivizuar lëndën shpërthyese përmes një çante të lidhur me litar në një shtyllë betoni. Si pasojë, është dëmtuar rëndë struktura e kanalit, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm dhe është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike.

Aktakuza pretendon se ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376 mijë e 774 eurosh e 70 centësh.

Jovan Viçentijeviq ngarkohet edhe me veprën penale të spiunazhit, ndërsa Igor Dimoviq akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, Jovan Viçentijeviq, deri në momentin e arrestimit, kishte vepruar si i rekrutuar në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, në cilësinë e kolonelit, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara, me qëllim përdorimin e tyre në aktivitete të kundërligjshme në territorin e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet i vdekur një person në Jelloc të Klinës

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
29/09/2026 - 10:36

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në fshatin Jelloc të Klinës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova konfirmoi për “Betimi...

Më shumëDetails

Hasani: Ramush Haradinaj është figura e duhur për president në këto rrethana

A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse jo sot, të hënën kismet
29/09/2026 - 10:16

Ish-deputeti Nait Hasani ka thënë se Ramush Haradinaj do të ishte zgjedhja e duhur për president të Kosovës në rrethanat aktuale politike. Hasani e lidhi çështjen e presidentit...

Më shumëDetails

Policia arreston hajnat e pyllit në Mitrovicë

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
29/09/2026 - 09:46

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të drunjve në pyll, në fshatin Selac të Mitrovicës së Jugut. Rasti ka ndodhur më 28 shtator...

Më shumëDetails

Cani: AfD ka politikë të ashpër ndaj të huajve, synon edhe “remigracionin”

Cani: AfD ka politikë të ashpër ndaj të huajve, synon edhe “remigracionin”
29/09/2026 - 09:30

Zgjedhjet në Gjermani, në krahina (lande) kanë sjellë rritjen e të djahthes ekstreme apo konkretisht partisë AfD. Kjo situatë ka shqetësuar goxha të huajt që jetojnë në shtetin...

Më shumëDetails

“Kam fotografi që ta shkatërrojnë martesën” – ndalohet 58-vjeçari që e mbajti viktimën nën presion për vite dhe i mori deri në 16 mijë euro

Babë e bijë në pranga për vrasjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare
29/09/2026 - 09:19

Një rast që fillimisht ishte hapur si mashtrim ka marrë tjetër drejtim pas hetimeve në Prishtinë dhe tashmë po trajtohet si shantazh. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije...

Më shumëDetails

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren
29/09/2026 - 09:05

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë kontrolluar disda hapësirë depoje në Prizren, ku janë gjetur duhan dhe cigare për të cilat dyshohet se jaën të kontrabanduara. “Gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Penthouse” pa leje e 716 mijë euro dobi pasurore – si dyshohet se pushteti i Aleancës ia mundësoi ndërtimin vjehrrit të deputetes

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë