Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti zhvilloi një bashkëbisedim me studentët përfitues të bursave për studime jashtë vendit

23/08/2023 - 18:21
në Lajme
A A
Kurti zhvilloi një bashkëbisedim me studentët përfitues të bursave për studime jashtë vendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të cilët janë përfitues të bursës për vitin 2023-2024 për studime jashtë Kosovës përmes skemave: Chevening (Mbretëria e Bashkuar), Young Cells (Bashkimi Evropian), DAAD (Gjermani) dhe Turkiye Burslari (Turqi).

Sipas njoftimi për media, në këtë bashkëbisedim kryeministri Kurti i është përgjigjur fillimisht interesimit të studentëve për çështje të ndryshme, si përfshirja e të rinjve në sektor privat, përfshirja në tregun e punës, për procesin pas liberalizimit të vizave për Kosovën nga BE, procesin e reformave të përgjithshme, migrimin, ndërlidhjen e arsimit me ekonominë dhe energjinë.

Duke folur për sektorin publik dhe atë privat, kryeministri përmendi masat dhe programet e qeverisë të cilat targetojnë punësimin te të rinjtë siç është rasti me programin “Praktikë në Qeveri” përmes së cilit janë angazhuar në institucioneve publike rreth 250 të rinj si praktikantë me pagesë për një periudhe gjashtë mujore, apo platforma SuperPuna, falë së cilës punësim kanë gjetur mbi 5000 të rinj të moshës 18-25 vjeçar të cilëve u subvencionohet nga qeveria 264 paga e tyre mujore. Ai gjithashtu nënvizoi edhe faktin që aktualisht është duke u hartuar Plani i Veprimit të Garancisë Rinore, që garanton se çdo i ri do të jetë i angazhuar në arsim, trajnim apo punë.

Në këtë bashkëbisedim me studentët, kryeministri foli edhe për reformat e përgjithshme të bëra në qeverisjen e tij, ku veçoi ndërlidhjen e sistemit arsimor me ekonominë e vendit. Si rezultat i prioritizimit të arsimit dual dhe aftësimit profesional nga ky vit i ri shkollor do të arsimi dual do të zgjerohet shumëfish nga viti i kaluar duke gjete zbatim në 21 shkolla të 13 komunave në 12 profile të ndryshme: kuzhinier, kamerier, floktar, murator, rrobaqepësi, automekanik, metal përpunues, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues elektrik, tregti me shumicë dhe pakicë dhe estetist. Përpos kësaj, arsimi publik i lartë është bërë falas, ndërkaq vëmendje e veçantë i është dhënë edhe mbështetjes financiare për studentë të dalluar dhe në fusha deficitare, kur deri më tani rreth 4 mijë studentë përfituan bursa për studime brenda dhe jashtë vendit, përfshirë: 1,365 bursa për gra dhe vajza studente në fushat STEM, 500 bursa për komunitetet joshumicë.

Biseduan edhe për sektorin e energjisë, për qasjen e qeverisë dhe veprimet e saj drejt tranzicionit energjetik, rritjes së kapaciteteve të prodhimit, por edhe për masat e deritanishme që synojnë eficiencën e energjisë nëpërmjet së cilës në njërën anë ulet konsumi i energjisë, në anën tjetër ulen shpenzimet si për qytetarët ashtu edhe për buxhetin e shtetit në raport me importin e energjisë elektrike nga jashtë.

Kryeministri i falënderoi ata për këtë mirëpritje dhe për bashkëbisedimin e sinqertë, dhe u uroi atyre suksese gjatë studimeve duke kujtuar rëndësinë e aktivizimit qytetarë dhe kontributit në komunitet.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë