Kryeministri Albin Kurti ka premtuar publikisht se do ta votojë në lexim të dytë Ligjin për UÇK-në të enjten paradite.
Ai ka kërkuar nga PDK-ja që sonte ta votojë presidentin, ndërsa ka premtuar publikisht se të enjten do ta votojë Ligjin për UÇK-në.
“Le ta votojmë presidentin sonte dhe unë publikisht zotohem se do ta votojmë në lexim të dytë ligjin për Dhomat e Specializuara. Të enjten paradite do ta votojmë”, tha Kurti.












