Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush e shkrepi fotografinë ikonike të drekës mbi Nju-Jork? (FOTO)

24/09/2022 - 18:12
në Ndryshe
A A
Kush e shkrepi fotografinë ikonike të drekës mbi Nju-Jork? (FOTO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka kaluar gati një shekull, por pak ose fare ka fotografi që janë ikonike sa fotografia e njohur si “Drekë në majë të rrokaqiellit”.

Është fjala për pamjen e ngrirë të 11 punëtorëve që punonin në një ndërtesë në qendrën Rockfeller në Nju-Jorkut e që shiheshin duke ngrënë bukë derisa ishin ulur në një mbajtëse të hekurt, në katin e 69 të ndërtesës që ishte në ndërtim e sipër, përderisa poshtë mund të shihej Nju-Jorku.

Por, pak kush e din se kush është autori i regjistrimit të kësaj pamjeje.

Klankosova.tv risjellë rrëfimin interesant për entuziastin e fotografisë, Charles C. Ebbets, njeriun që tek pas 7 dekadash arriti t’i kthej meritat e autorësisë mbi këtë super-vepër.

Fotografia e bërë në vitin 1932, zyrtarisht nuk njihte fotograf deri në vitin 2003. Për më shumë se 70 vjet, imazhi i famshëm, së bashku me shumë nga fotografitë e tjera të të tij, ishin keqkredituar nga arkivat e Bettman si “fotograf i panjohur”.

Pra, pse iu desh kaq shumë kohë që ai të vlerësohej për të? Është pohuar se fotografë të shumtë kanë bashkëpunuar në këtë proces, gjë që ka të ngjarë të jetë e vërtetë pasi ka disa fotografi të vetë Charles të marra atë ditë nga fotografë të tjerë, transmeton Klankosova.tv.

Fotografia fillimisht u shfaq në Neë York Herald Tribune menjëherë pasi u shkrep, por nuk arriti statusin e saj ikonik deri shumë më vonë. Në atë kohë, fotografët nuk konsideroheshin artistë, ata ishin thjesht operatorët pas kamerës. Ata paguheshin nga punëdhënësi i tyre për punën dhe më shpesh imazhet e tyre fshiheshin, të pakredituara në arkivat e lajmeve.

Për të vërtetuar përfundimisht se prapa kësaj fotografie ishte artisti Charles, familja Ebbets gjeti pagesa origjinale të faturuara për punën e tij të bërë në Qendrën Rockefeller dhe kopje të artikullit të gazetës të gjetura në librin e tij personal. Tani ato ruhen në në Pensilvaninë perëndimore, nën masa të rrepta konverzimi.

Përveç kësaj fotografie, Charles dhe ekipi i tij kishin shkrepur edhe fotografti tjera të punëtorëve, përgjatë punimeve.

Charles ishte gjithmonë një fotograf. Ai bleu aparatin e tij të parë kur ishte vetëm 8 vjeç dhe e faturoi atë në llogarinë e nënës së tij. Në moshën 27-vjeçare, ai u emërua drejtor fotografik për zhvillimin e Qendrës Rockefeller, çka i mundësoi atij të linte gjurmë të përjetshme në historinë e kamerës.

Më poshtë mund të shihni edhe fotografi të tjera Ebbets, por edhe portrete të tij të shkrepura nga kolegët.

JU REKOMANDOJMË

Studimi danez: Nuk ka asnjë lidhje mes aluminit në vaksina dhe autizmit apo ADHD
Kuriozitete

Studimi danez: Nuk ka asnjë lidhje mes aluminit në vaksina dhe autizmit apo ADHD

18/07/2025 - 20:40
23 vjeçari shqiptar tenton ta hapë derën emergjente në mes të fluturimit, arrestohet pasi aeroplani bën ulje emergjente
Lajme

23 vjeçari shqiptar tenton ta hapë derën emergjente në mes të fluturimit, arrestohet pasi aeroplani bën ulje emergjente

18/07/2025 - 17:55
Disa shenja shfaqen në dorën e Trumpit, ekspertët zbulojnë se çfarë janë ato në të vërtetë
Lajme

Disa shenja shfaqen në dorën e Trumpit, ekspertët zbulojnë se çfarë janë ato në të vërtetë

17/07/2025 - 13:35
“Nuk flet shumë”, burri nga Indonezia “martohet” me tenxheren e orizit
Kuriozitete

“Nuk flet shumë”, burri nga Indonezia “martohet” me tenxheren e orizit

16/07/2025 - 10:17
Rënie nga dritaret, mbytje, helmim… Si vdesin anëtarët e elitës ruse?
Lajme

Rënie nga dritaret, mbytje, helmim… Si vdesin anëtarët e elitës ruse?

16/07/2025 - 09:32
Tarifat ndaj Brazilit, konsumatorët amerikanë do ta paguajnë më shtrenjtë kafenë dhe lëngun e portokallit
Kuriozitete

Tarifat ndaj Brazilit, konsumatorët amerikanë do ta paguajnë më shtrenjtë kafenë dhe lëngun e portokallit

11/07/2025 - 14:22

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë