Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rënie nga dritaret, mbytje, helmim… Si vdesin anëtarët e elitës ruse?

16/07/2025 - 09:32
në Lajme, Ndryshe
A A
Rënie nga dritaret, mbytje, helmim… Si vdesin anëtarët e elitës ruse?

Vladimir Putin, currently prime minister, begins his third term as Russia's president on Monday.

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, më shumë se 75 figura të rëndësishme nga radhët politike, ushtarake dhe biznesore në Rusi kanë humbur jetën në rrethana të dyshimta dhe të paqarta. Analistët thonë se këto vdekje janë pjesë e një strukture të njohur të politikës së lartë ruse – ku frika, kontrolli dhe eliminimi i kundërshtarëve janë mjete të zakonshme të ruajtjes së pushtetit.

Edhe pse për shkak të mbylljes së informacionit nuk ka një numër të saktë dhe të verifikuar, burime perëndimore dhe aktivistë rusë raportojnë se viktimat përfshijnë oligarkë, politikanë, zyrtarë të lartë ushtarakë dhe persona të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore.

Vdekjet janë përshkruar nga autoritetet ruse si “vetëvrasje”, “rënie nga dritarja”, “helmime aksidentale”, “sulm në zemër” apo “tragjedi familjare”. Rasti më i fundit është ai i Roman Starovojt, ish-ministër i Transportit dhe më parë guvernator i rajonit Kursk, i cili u gjet i vdekur në një park në Odintsovo, Moskë – një zonë e njohur për banorët elitë. Sipas mediave ruse, ai ka kryer vetëvrasje me një pistoletë që, siç thuhet, ia kishte dhuruar presidenti Putin.

Viktima të tjera përfshijnë edhe figura të profilit të lartë si Jevgenij Prigozhin, udhëheqës i grupit mercenar Wagner, i cili humbi jetën në një përplasje avioni vetëm dy muaj pasi nisi një rebelim kundër Kremlinit. Ndërkaq, Ravil Maganov, president i gjigantit energjetik “Lukoil”, ra nga dritarja e një spitali në Moskë pasi kompania e tij pati shfaqur kundërshtime ndaj luftës në Ukrainë.

Lista përfshin edhe emra si Pavel Antov, Marina Jankina, Sergej Protosenja, Aleksander Tjuljakov dhe Roman Malik – të gjithë të vdekur në rrethana të cilat zyrtarisht janë përshkruar si vetëvrasje ose aksidente të pazakonshme. Raste të shumta raportohen si “rrëzime në banjo e pishina”, “rënie nga shkallët” apo “sulme të papritura në zemër”.

Megjithatë, asnjë media ruse nuk ka nisur hetime serioze për të zbuluar arsyet pas këtij numri të pazakontë vdekjesh, ndërsa zyrtarët shtetërorë kanë kufizuar reagimin në shprehje ngushëllimi, duke injoruar interesimin e mediave perëndimore.

Analistët që janë arratisur nga Rusia ngurojnë të flasin me emra, por pranojnë se këto vdekje janë pjesë e një lufte të brendshme për pushtet, kontroll mbi burimet dhe frikësim të çdo individi që shihet si kërcënim për regjimin. Vdekjet misterioze përdoren si paralajmërim për çdokënd që mund të jetë disident.

Profesori amerikan Jeffrey Winters, autor i librit “Oligarkët”, thotë se është pothuajse e pamundur që të vritet një miliarder në Rusi pa miratimin e shtetit. “Janë njerëz me truproja, shërbim të klasit të parë shëndetësor, shoferë privatë, dhe çdo lloj mbrojtjeje që paratë mund ta blejnë”, thekson ai. Sipas Winters, “duket logjike që i largon po ajo dorë që i bëri të pasur dhe të fuqishëm”.

Edhe Ukraina ka reaguar, duke përdorur këto raste për të ekspozuar brutalitetin dhe pa mëshirën e regjimit rus. Këshilltari i presidentit Zelensky, Mihajlo Podoljak, deklaroi se “në Rusi, mosbesnikëria nënkupton vdekje”.

Ekspertja e njohur e Kremlinit dhe ish-këshilltare në Shtëpinë e Bardhë, Fiona Hill, thotë se nuk duhet të biehet në kurthin e teorive të konspiracionit për çdo rast, por thekson se nuk është çudi që një regjim jo-demokratik funksionon në mënyrë jodemokratike. “Rusia është forcuar si një armik në forma që ndoshta nuk i kemi parashikuar”, deklaroi ajo për The Guardian.

BBC kishte emërtuar këtë fenomen si “Sindroma e vdekjes së papritur të rusëve me ndikim”, duke theksuar se nuk është i ri – të paktën 38 figura të lidhura me Kremlinin kanë vdekur në rrethana të dyshimta edhe para nisjes së luftës në Ukrainë.

Rasti më i famshëm është ai i Boris Berezovskit, oligarkut që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij pranë Londrës. Hetimet britanike përjashtuan ndërhyrjen e jashtme, por publikisht shumëkush mbeti skeptik ndaj asaj përfundimi.

Ashtu si edhe sot – pak besojnë se elita ruse, me të gjithë mbrojtjen dhe pasurinë që ka, vdes rastësisht.

JU REKOMANDOJMË

Vendimi i Hagës, Buzhala: Serbia do të nisë fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Vendimi i Hagës, Buzhala: Serbia do të nisë fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës
19/09/2026 - 21:54

Dënimi i krerëve të UÇK-së është një asist për presidentin serb Aleksandar Vuçiç, pikërisht në momentin kur ai ndodhet në fushatë zgjedhore. Kështu u shpreh gazetari Berat Buzhala...

Më shumëDetails

“Populli në këmbë”- Çitaku publikon foto nga protesta e sotme!

“Populli në këmbë”- Çitaku publikon foto nga protesta e sotme!
19/09/2026 - 21:42

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar foto nga protesta e sontme në Prishtinë. Në foto shihen numër i madh i qytetarëve që kanë dalë për...

Më shumëDetails

‘UÇK’, protestë edhe në Mynih kundër vendimit të Speciales, pjesëmarrës të shumtë

‘UÇK’, protestë edhe në Mynih kundër vendimit të Speciales, pjesëmarrës të shumtë
19/09/2026 - 21:33

Platforma Liria ka Emër, ka njoftuar se sonte është protestuar edhe në Munchen të Gjermanisë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së. Në videon...

Më shumëDetails

Mbrojtja përgatit Apelin, precedenti i Gotovinës shihet si shpresë

Mbrojtja përgatit Apelin, precedenti i Gotovinës shihet si shpresë
19/09/2026 - 21:11

Rrëzimi i pretendimeve të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është zhvendosur si betejë në shkallën e Apelit. Derisa mbrojtja po përgatit argumentet...

Më shumëDetails

Mbahet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Shtime

Mbahet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Shtime
19/09/2026 - 20:54

Sonte, në Sheshin “Ahmet Shtimja”, u mbajt një protestë qytetare kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.Protestuesit shprehën qëndrimin e tyre përmes thirrjeve “UÇK, UÇK” dhe...

Më shumëDetails

Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme

Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme
19/09/2026 - 20:29

Ndoshta edhe nuk do ta besoni! Një parti politike e Kosovës me emrin “Guxo” iu deshtën më shumë se tre ditë të fitojë “guximin” ta shkruajë një komunikatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Përlotën fëmijët e çlirimtarëve nga performanca emocionale e aktorit për dëshmorët (Video)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë