Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush janë dy vëllezërit berberë që për 22 vjet i qethin ushtarët e KFOR-it?

12/06/2022 - 11:29
në Lajme
A A
Kush janë dy vëllezërit berberë që për 22 vjet i qethin ushtarët e KFOR-it?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nuk janë të vetmit vëllezër që punojnë bashkë.

E as të vetmit që merren me prerjen e flokëve.

Por, Ibrahim dhe Ismail Hoxhalar mund të krenohen se pakkush mbase edhe në botë mund ta ketë përvojën e tyre unike për vendin dhe kohëzgjatjen e ushtrimit të zanatit aty.

Për më shumë se 22 vjet, këta dy kosovarë kujdesen për prerjen e flokëve të ushtarëve të NATO-s që u vendosën këtu më 1999, pas bombardimeve 78 ditore që i dhanë fund represionit serb.

Misioni KFOR përbëhet nga ushtarë prej rreth 30 vendeve që flasin gjuhë shumë të ndryshme. E në këso rrethana, dy vëllezërit i mësuan disa prej tyre. Kështu, ata flasin gjermanisht, anglisht, italisht e polonisht në mënyrë që të komunikojnë sa më detajisht me klientët e tyre për modelet e qethjes së flokëve, por edhe të jenë më të afërt me ta.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe na pëlqen të punojmë me KFOR-in. Gjatë ditës ne i flasim disa gjuhë me njerëz nga shtete dhe kultura të ndryshme” , thotë Ibrahimi, për faqen e ushtrisë amerikane Army.mil, përcjell Klankosova.tv. “Nëse myshterinjtë tanë janë të lumtur, edhe ne jemi të lumtur.”

Vëllezërit Hoxhalar, në lokalin e tyre në kampin ushtarak në Novosellë (Foto: Army.mil)

Vëllezërit nga Prizreni këtë zanat e kanë trashëgim familjar për më shumë se 58 vjet. Babai i tyre që kishte nisur punën me dyçan në vitin 1964, i kishte mësuar ata të prenin flokët qysh në moshën 12 vjeç njërin, e 15 tjetrin.

Por, punën me babain e lanë në vitin 2000, kur baza e KFOR-it e hapur në qytetin e tyre kërkonte berberë për ushtarët që ishin aty me detyrë. E kur u mbyll ajo më 2018, ata u transferuan në kampin e Novosellës për ku udhëtojnë cdo ditë pune.

Ismaili duke ia pastruar flokët një ushtari (Foto: Army.mil)

Krahas prerjes dhe larjes së flokëve, këta ua largojnë ushtarëve edhe qimet nga veshët dhe hunda. Kjo, përmes një djegie unike.

“Shërbimi I tyre ndaj myshterinjëve është shumë i mirë, derisa kujdesen që ne të ndjehemi komod para se të fillojë prerja e flokëve”, thotë, ushtaraku amerikan Khiyon Bond. “Pas përjetimit të djegies së qimeve në vesh, u binda se ishte një ndjenjë e veçant dhe diçka që nuk e kisha bërë asnjëherë në SHBA”.

Ibrahimi  duke ia djegur qimet në vesh një ushtari (Foto:Army.mil)

Edhe Alfredo Lopez-Aquino, është i tejknaqur me shërbimin.

“Qethja te ta është mahnitëse, gjë që ndikon edhe në ngritjen e moralit brenda forcave tona”, thotë ai.

Kohë pas kohe, dy berberëve iu bashkangjitet në punë edhe babai i tyre, tash 70 vjeçar.

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vr’asjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vr’asjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë