Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush po mashtron pensionistët e Kosovës?

31/05/2024 - 09:43
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Kush po mashtron pensionistët e Kosovës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pensionistët në Kosovë ditëve të fundit kanë rënë pre e disa informatave të pavërteta, duke u kërkuar para në këmbim të përfitimit të një shume të hollash.

Në Organizatën e Pensionistëve të Prishtinës, thonëse nuk e dinë nga kush kanë dal informata të tilla, se Qeveria do të ndajë deri në 700 euro për pensionistët.

Kryetarja e Organizatës së Pensionistëve të Prishtinës, Mybera Kasumi, ka thënë për Ekonomia Online, se edhe ajo ka hasur në informata të tilla të rrejshme, që ka ndikuar më pas që shumë pensionistetë shkojnë në zyrën e saj dhe të kërkojnë të aplikojnëpër këto shuma të parave.

“Kam marrë disa informata për këtë lloj aksioni ose s’po di si ta quaj, unë po e quaj aksion, që nuk e di kush i ka publikuar këto informata të rrejshme dhe me 3 prill Ministria e Financave e ka postuar një postim dhe e kam lexuar që të mos bien në grackë pensionistët në këto informata të rrejshme. Unë kam has në disa njerëz që kanë ardhur më kanë thënë po i qesin 500 euro, para gjysmë ore më thirri një shoqe imja e cila tha se ka dëgjuar se në Mitrovicë po i japin nga 500 euro Qeveria, ku duhet me apliku, nuk është e vërtetë kjo. Dikush thotë 500, dikush 700, e dikush 200, këto janë krejt rrena”, ka thënë Kasumi.

Ajo shton se anëtarësimi në organizatën që ajo drejton bëhet në mënyrë vullnetare, e jo me imponim, siç është bërë thirrje.

“Organizata Komunale e Prishtinës është e vetmja organizatë që nuk ka organizuar këtë lloj aksioni,këtu bëhet anëtarësimi njëherë në vit se janë klubet e pensionistëve, këtu është aktivi i gruas ku mblidhen gratë e anëtarësimi është tri herë në vit. Lidhja e Pensionistëve të Kosovës ka dalë me një konkluzion që duhet me qenë anëtarë i organizatës komunale,kur kam ardhur në mëngjes në punë i kam parë rreshtin duke pritur të anëtarësohen. E kam stopuar edhe këtë se këtu bëhet anëtarësimi me vetëdëshirë,jo të obligohet dikush, bëhu anëtarë dhe dorëzojë dokumentet, jo”, ka theksuar ajo.

Kasumi shprehet e habitur se nga kush kanë dalëinformata të tilla të pavërteta.

“E dimë që është kjo rrenë dhe bash kush e publikoikëtë rrenë nuk po mundem me e ditë, bash është kahmë intereson dhe jam duke hulumtuar se kush e bëri,këtë nuk e di. Kam pas një mbledhje të kryesisë me Lidhjen e Pensionistëve, kjo ka qenë diçka tjetër është ashtu në ligj pika 12 dhe 14 sipas inflacionit ka më pas edhe rritje të pensionit, por nëse ka buxhet ashtu shkruan aty, kjo ka qenë dhe nuk ka qenë se Qeveria do t’i jep 500 e 700 euro çdo, është dezinformatë”, thotë Kasumi.

Për këtë çështje, ajo thotë se ka pasur kontakte edhe me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Kam pas kontakt me një grup parlamentar Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Mimoza Kusari-Lila dhe kemi biseduar për këtë dhe me kanë thënë se e kanë plotësuar, por pensionistët e moshuar nuk dinë tëhyjnë të lexojnë, këta ndoshta është dashur të dalinme deklaratë edhe në media, tash gazeta nuk po ka që ta lexojnë, me dalë me një deklaratë. Unë vetë e kam lexuar dhe e kam shpërnda që ta lexojnë gratë dhe tëshohin çka ka shkruar Ministria. Me kanë pyet dhe unë e kam stopuar, iu kam thënë mos vraponi me i ndreq këto letra”, ka theksuar Kasumi.

Ministria e Financave, të enjten sërish u ka bërë thirrje të gjithë përfituesve të skemave pensionale qëtë kenë kujdes ndaj informatave të rreme që po qarkullojnë.

Sipas MFPT, këto njoftime mund të përbëjnë skema mashtruese apo edhe tendencë për keqpërdorimin e të dhënave personale të pensionistëve.

JU REKOMANDOJMË

Specialja ngrit aktakuzë ndaj një personi për kanosje

Specialja ngrit aktakuzë ndaj një personi për kanosje
28/05/2026 - 14:40

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj I.I., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kanosja”. Sipas aktakuzës, i...

Më shumëDetails

Azem Vllasi: Mjer Kosova me këta politikanë

Azem Vllasi: Mjer Kosova me këta politikanë
28/05/2026 - 14:29

Analisti i njohur politik, Azem Vllasi, ka komentuar klimën aktuale që po dominon për zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas Vllasit, dominimi dhe garimi po karakterizohet nga ata që...

Më shumëDetails

Tahiri: Miliona po derdhen veç Kurti me mbet në pushtet, kush po thotë që Kosova është e varfër?

Tahiri: Macron nuk përmendi njohjen e Kosovës nga Serbi – kjo njëanshmëri është dështim i diplomacisë së Kosovës
28/05/2026 - 14:24

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka kritikuar qeverinë në detyrë për shpërndarjen të miliona eurove para fushatës zgjedhore. Ajo ka bërë me dije se kjo po bëhet...

Më shumëDetails

Limaj vendos logon e PDK-së në profil

Limaj vendos logon e PDK-së në profil
28/05/2026 - 13:35

Fatmir Limaj ka vendosur logon e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në profilin e tij në rrjetet sociale. Megjithëse nuk pranuan që Limaj të ishte pjesë e listës...

Më shumëDetails

Xhandarmëria do të bëhet me ligj nga legjislatura e ardhshme, Kurti: Grupi Punues po i analizon të gjitha aspektet

Kryeministri s’i përgjigjet kryesuesit të Këshillit Prokurorial
28/05/2026 - 13:20

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference për media është deklaruar lidhur me themelimin e xhandarmërisë.Kurti, ka thënë se e njëjta do themelohet në përputhje me sistemin...

Më shumëDetails

A do të jetë KFOR’it pjesë e grupit punues për xhandarmërinë? Deklarohet Sveçla

Xhandarmëria serbe në kufi – Sveçla: Provokime që do të dështojnë, të gatshëm të ballafaqohemi me çfarëdo sfide
28/05/2026 - 13:14

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje se si do të funksionojë xhandarmëria, të cilën Qeveria e Kosovës e përmendi ditë më parë si një mekanizëm të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    636 Shpërndaje
    Shpërndaje 254 Tweet 159
  • Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në Mitrovicë, prehet me thikë në fyt një person, një tjetër plagoset

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Bir k*rve, budall”- I famshmi i Telekomit e pranon se ndërmarrja ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej 40 milionë eurove

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë