Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është drejtori i ri i RTK-së

20/01/2022 - 00:33
në Kryesore, Lajme
A A
Ky është drejtori i ri i RTK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës  me 9 vota për dhe asnjë kundër ka shkarkuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Në një komunikatë drejtuar mediave, drejtori i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, thotë se vendimi për shkarkim bazohet në shkeljet e shumta të Ligjit për RTK-në dhe akteve tjera nënligjore të bëra në RTK gjatë mandatit të Ngadhnjim Kastratit.

Bordi i RTK-së përmes kësaj komunikate ka njoftuar se ushtrues detyre do të jetë Shkumbin Ahmetxhekaj, redaktor shumëvjeçar në RTK.

“Bordi i RTK-së konstatoi një neglizhencë të Drejtorit të Përgjithshëm ndaj parregullsive, keqpërdorimeve, mospunës, nepotizmit, degradimit, raportimit të vazhdueshëm të anshëm e jo objektiv të transmetuesit publik të Kosovës. Bazuar në të gjitha këto shkelje, për Bordin e RTK-së ka qenë e pamundur vazhdimi i konsolidimit të reputacionit të RTK-së dhe funksionimit të tij me z.Kastrati si Drejtor i Përgjithshëm”, shkruhet në komunikatë.

Tutje sipas kësaj komunikate bordi i RTK-së akuzon Kastratin se funksionimin e njësive kryesore të RTK-së e ka bazuar tek punonjësit me kontrata për shërbime. Sipas tyre deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar RTK ka pasur 239 persona të angazhuar me kontrata për shërbime, shumica prej të cilëve janë angazhuar si gazetarë, kameramanë, montazhierë dhe punëtorë të sigurimit.

“Z. Kastrati, përgjatë gjithë mandatit të tij ka dështuar të hapë konkurse për të rekrutuar punëtorët e nevojshëm për funksionimin siç duhet të RTK-së. Në mungesë të konkurseve, janë angazhuar persona të cilët nuk i janë nënshtruar vlerësimeve rekrutues. Kontratat për shërbime janë vazhduar pa një vlerësim të performancës së të angazhuarve. Nga ana tjetër, Bordi është i shqetësuar për të drejtat e punës të personave që janë angazhuar me këto kontrata. Bazuar në kontratat e punës, kjo formë e angazhimit nuk parasheh pushimet dhe përfitimet e tjera që i garanton Ligji i Punës për punëtorët. P.sh., ka pasur raste kur pushimi i lehonisë nuk i është njohur grave të punësuara me kontrata për shërbime. Ka të angazhuar me kontrata për shërbime, që përmes emailit i kanë shkruar Bordit të RTK-së, se për shumë vite (përfshirë edhe tri vitet e fundit) nuk kanë marrë asnjëherë pushim javor, mujor apo vjetor. Për më tepër, deri me datë 23 dhjetor 2021 (sipas deklaratave të Drejtorit të Përgjithshëm, nuk ka pasur ndonjë analizë apo vlerësim të saktë për nevojat e punonjësve me kontrata për shërbime. Fillimi për diskutimin e kësaj nevoje ka filluar vetëm pas kërkesës së Bordit aktual të RTK-së”, shkruhet tutje në komunikatë.

Si arsye tjetër e shkarkimit të Kastratit është edhe dështimi në respektimin e Ligjit për RTK-në dhe Rregulloreve të brendshme të mediumit. Në komunikatë bëhet e ditur se si pasojë e kësaj ka punëtorë që kanë kontrata të rregullta dhe kompensohen rregullisht, ndonëse nuk paraqiten fare në punë.

“Për më tepër, disa nga këta punëtorë, të cilët paguhen nga RTK, marrin pjesë në debate të ndryshme, kryesisht politike, në media të tjera vendore, gjë e cila po ashtu është e ndaluar me rregullore të brendshme të RTK-së, por të cilat nuk janë zbatuar. Pjesëmarrja e të punësuarve në aktivitete të tilla me karakter debatues politik, publikimi i deklaratave të njëanshme politike në rrjetet sociale si dhe shpërndarja e përmbajtjes së mediave konkurrente nga personat e punësuar në RTK, dëmtojnë imazhin dhe pavarësinë editoriale të transmetuesit publik, për çfarë Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së nuk ka marrë masat e duhura sipas rregullativës në fuqi”, shkruhet në njoftim.

Kastrati gjithashtu shkruhet se nuk ka prezantuar Strategjinë Zhvillimore të RTK-së, si dhe ka dështuar të sigurojë adresimin dhe zbatimin e gjetjeve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm.

“Bordi i RTK-së konsideron se lista e gjetjeve, përkatësisht shkeljeve është më e gjatë dhe më e ngarkuar, mirëpo duke pasur parasysh se disa çështje të identifikuara janë subjekt i auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Inspektorati i Punës apo institucioneve tjera relevante, nuk përfshihen në këtë vendim për shkak të subjektivitetit deri në vlerësim nga autoritetet kompetente”, përfundon komunikata e Bordit të RTK-së.

Në këtë link gjeni dokumentin për shkarkimin e Ngadhnjim Kastratit.

JU REKOMANDOJMË

“Dështon ceremonia e diplomimit të 300 policëve të rinj, shkak mungesa e uniformave“

Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
29/10/2026 - 22:58

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me mosmbajtjen e planifikuar të ceremonisë së diplomimit të rreth 300 policëve të rinj, duke pretenduar se shkak është mungesa...

Më shumëDetails

E plagosën me katër plumba para diskotekës “LIT” në Prishtinë – pas gati dy muajsh në kërkim, i dyshuari kapet në Aeroportin “Adem Jashari”

E plagosën me katër plumba para diskotekës “LIT” në Prishtinë – pas gati dy muajsh në kërkim, i dyshuari kapet në Aeroportin “Adem Jashari”
29/10/2026 - 22:41

Një nga personat e dyshuar për plagosjen e rëndë që kishte ndodhur në shtator para diskotekës “LIT” në Prishtinë, ku një i ri ishte qëlluar katër herë me...

Më shumëDetails

Faton Peci i poshtëroi, Plakolli dyshon në përkatësinë partiake të asamblistëve të LDK-së që tolerojnë fyerjet e tij

Faton Peci i poshtëroi, Plakolli dyshon në përkatësinë partiake të asamblistëve të LDK-së që tolerojnë fyerjet e tij
29/10/2026 - 22:34

Kryetari i LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, ka vënë në pikëpyetje përkatësinë partiake të asamblistëve të kësaj partie, pasi ata vazhdojnë bashkëqeverisjen me Faton Pecin, pavarësisht fyerjeve të...

Më shumëDetails

Limaj për tërheqjen e ligjit të Speciales: Njerëzit ndihen të mashtruar, u zgjodh rruga më e keqe e mundshme

Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
29/10/2026 - 22:17

Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ftuar në Pressing në T7, foli edhe për kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, duke vlerësuar se “është zgjedhur...

Më shumëDetails

Mësohet se ku po mbahen i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe ish- bashkëshorti i saj

Mësohet se ku po mbahen i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe ish- bashkëshorti i saj
29/10/2026 - 21:57

Dy vëllezërit, Albert dhe Jeton Sylaj, janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, njëri dje e tjetri sot, mëson Gazeta Express. Ata ndodhen në pavijone...

Më shumëDetails

Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte
29/10/2026 - 21:41

Gazetarja Blerta Ahmeti ka treguar lidhur me gjendjen shëndetësore të djalit të Arlinda Zekajt dhe mënyrën se si ajo e menaxhonte një situatë të tillë. Duke folur në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • “Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • U.D. Kryeprokurorja e sapoemëruar ishte prokurore në rastin e vrasjes makabre të Donjeta Pajazitajt, reagon ashpër vëllai i të ndjerës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë