Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është personi i ndaluar pas vdekjes së punëtorit në kantierin e “Shala Group”

25/08/2026 - 10:14
në Lajme
A A
Ky është personi i ndaluar pas vdekjes së punëtorit në kantierin e “Shala Group”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ngjarje tragjike në një kantier ndërtimi në Prishtinë, ku një punëtor humbi jetën pasi ra nga lartësia, ka marrë tashmë edhe drejtim penal. Një person është intervistuar si i dyshuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Xhemajl Shalën rreth 57-vjeçar , i cili është ndaluar në kuadër të hetimeve për vdekjen e punëtorit Florim Ramaj

Tragjedia ndodhi më 24 gusht, rreth orës 09:45, në një objekt të kompleksit “Shala Group”, në rrugën “Syri i Kaltër”, në drejtim të Hajvalisë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Policia u njoftua se një person kishte rënë nga lartësia në objektin ku po punonte.

Në vendngjarje mbërriti edhe ekipi i Emergjencës, por për Ramajn nuk kishte më shpëtim. Vdekja e tij u konstatua në vend.

Rasti mobilizoi menjëherë disa institucione. Në kantier dolën hetuesit policorë, Krimteknika, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Inspektorati i Punës dhe inspektorët komunalë.

Në vendngjarje doli edhe Prokurori i Shtetit, i cili udhëhoqi hetimet preliminare dhe kërkoi përfshirjen e një eksperti për të shqyrtuar çështjet që lidhen me përgjegjësinë për sigurinë në punishte.

Pikërisht kushtet e sigurisë në vendin e punës tashmë janë një nga pikat kyçe të hetimit.

Nga Inspektorati i Punës pritet raporti me të gjeturat lidhur me sigurinë në kantier, ndërsa konstatime të veçanta priten edhe nga eksperti i angazhuar nga Prokurori.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve inxhinieri i kompanisë dhe një punëtor.

Hetimet më pas kanë çuar te Xhemajl Shala.

Sipas burimeve të Sinjalit, Shala është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa pas përfundimit të intervistimit Prokurori ka marrë vendim që ai të ndalohet për 48 orë.

Rasti po hetohet nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Tashmë pritet që raporti i Inspektoratit të Punës dhe ekspertiza e kërkuar nga Prokuroria të hedhin dritë mbi një nga çështjet kryesore të hetimit: a ishin respektuar masat e sigurisë në kantier dhe kush mbante përgjegjësi për to në momentin kur Florim Ramaj humbi jetën.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Ramadani: E keni ditur se pas Banjskës vagonat dhe paratë shkojnë në Serbi, manipulimi nuk kalon

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
25/08/2026 - 09:54

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka ngritur sërish kritika lidhur me dërgimin e vagonëve për riparim në Serbi, duke pretenduar se institucionet e Kosovës...

Më shumëDetails

Aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh, dyshohet se shantazhoi një person për mbi 13 mijë euro

Aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh, dyshohet se shantazhoi një person për mbi 13 mijë euro
25/08/2026 - 09:38

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.Sh. për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Sipas aktakuzës, F.Sh., nga një datë e papërcaktuar e...

Më shumëDetails

Baraliu: Mos-thirrja e seancës mund të jetë për shtyrjen e afateve dhe zgjedhjet e mundshme

Baraliu: Preventiva, metoda më e mirë për ta parandaluar kriminalitetin në Kosovë
25/08/2026 - 09:31

Pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, ndërsa përplasjet politike mes LVV-së dhe partive opozitare po e mbajnë të bllokuar institucionin. PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
25/08/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për 25 gusht 2026. Sipas njoftimit, çmimi maksimal për naftën...

Më shumëDetails

Asamblistja e Komunës së Prishtinës para Qeverisë: Kurti i ka bllokuar institucionet, faturën po e paguan populli

Asamblistja e Komunës së Prishtinës para Qeverisë: Kurti i ka bllokuar institucionet, faturën po e paguan populli
25/08/2026 - 09:04

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Komuna e Prishtinës, kanë vazhduar edhe sot qëndrimin para Qeverisë së Kosovës, duke...

Më shumëDetails

Ministria e Mbrojtjes hap konkursin për studime në Akademinë Ushtarake të SHBA-së

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
25/08/2026 - 08:39

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkursin për nominimin e kandidatëve nga Kosova që do të kenë mundësi të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë