Gazeta Online Veriu.info raportoi ekskluzivisht sot për arrestimin e Nazmi Mulakut, i njohur si Bio Mulaku mjek popullor.
Bashkë me të u arrestua edhe një bashkëpunëtor i tij.
Veriu.info mëson se personi i dytë i arrestuar së bashku me Bio Mulakun është Përparim Ibishi nga fshati Kçiq i Mitrovicës.
Ata janë arredtuar nën dyshimin e veprave penale veprimtari e kundërligjshme mjekësore ose farmaceutike.
Rastin e arrestimit të dy personave e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.












