Kandidati për deputet nga LDK, Bardhyl Hasanpapaj ka reaguar pasi platforma WorldAtlas publikoi listën e 10 vendeve më të varfra në Evropë, ku Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Moldavisë.
Ai tha se një renditje e tillë është turpëruese dhe se Kosova meriton më shumë punë e dinjitet për qytetarët e saj.
“Një shtet kampion për varfëri në Evropë nuk është shteti i ëndrrave tona. Kosova meriton punë, dinjitet dhe mundësi, jo renditje që na turpërojnë. Ta ndalojmë këtë turp e të punojmë bashkarisht, më mirë e më mbarë për Republikën e Kosovës, për dinjitetin tonë, fëmijët tanë e brezave që do vijnë!”, shkruan ai.
https://www.facebook.com/share/p/1FRjbxj95V/?mibextid=wwXIfr













