Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar për takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin e me të cilin kanë diskutuar për krizën aktuale të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak ka theksuar se në takim në mënyrë specifike kanë diskutuar për targat dhe sipas sllovakut duhet urgjentisht të gjendet një zgjidhje për të siguruar stabilitet dhe siguri në terren.
“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot po diskutojmë për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar diplomati sllovak.












