Zjarret në malet e Prevallës u shuan disa ditë më parë.
Në aksionin për fikjen e zjarreve morën pjesë qytetarë të thjeshtë, zjarrfikës, forca të KFOR-it e edhe të FSK-së.
Mirëpo, duket se situata sërish është përkeqësuar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se zjarri sërish është aktivizuar.
“Kemi informata që zjarri në Prevallë është aktivizuar prapë”, tha Byqyti.
Mediat lokale në Prizren raportojnë se qytetarët dhe pylltarët janë munduar që në orët mëngjesit që t’i shuajnë zjarret, duke shtuar se zjarri është afruar pranë zonave të banuara.












