Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LAJMI I FUNDIT: Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

15/04/2025 - 21:10
në Kryesore, Lajme
A A
LAJMI I FUNDIT: Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Derisa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara në Hagë po shkon drejt fundit, reagimet e kritikat ndaj këtij institucioni janë shpeshtuar.

Ditë më parë, emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, bëri thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda.

Në një përgjigje për Dukagjinin, nga Dhomat e Specializuara për Kosovën, nuk kanë komentuar direkt deklaratën e të dërguarit të Trumpit por kanë thënë se janë të fokusuar në punën e tyre ligjore.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë dy institucione më vete dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës janë tërësisht të përqendruara në përmbushjen e mandatit të tyre dhe kryerjen e procedurave gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, pavarësisht zhvillimeve politike apo komenteve”, kanë thënë nga Specialja.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë një ndër financuesit e Gjykatës Speciale, e Amer Aliajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se kjo nuk mund të ndikojë në punën e tyre.“Gjykata Speciale është duke vazhduar punën e vet dhe se procedurat gjyqësor janë duke shkuar nga fundi dhe nuk besoj që deklarimet mund të kenë ndonjë ndikim tek puna e dhomave të specializuara. Gjykata Speciale ka qenë aktive edhe në kohën kur Trumpi ka qenë president pra në mandatin e parë dhe nuk besoj që do të ketë në këtë mandat do ketë ndonjë ndikim, sepse Gjykata Speciale nuk i ka donatore vetëm SHBA-të por merr donacione edhe nga shtete të tjera të BE-së, dhe shtete të treta kontribuuese”, ka thënë Aliaj.

Sot ka qenë edhe afati i fundit për Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të dorëzojë të gjitha provat materiale, në rastin më të madh që po gjykohen në Hagë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të 2023, e në paraburgim janë nga viti 2020 dhe së fundmi kjo masë iu vazhdua deri së paku me 20 maj të këtij viti, ani se Prokuroria tashmë i ka përfunduar edhe dëshmitarët.

JU REKOMANDOJMË

S’shkoi në punë për 7 vjet, aktakuzë ndaj zyrtarit për kulturë të Kllokotit – rreth 40 mijë euro dëmi

S’shkoi në punë për 7 vjet, aktakuzë ndaj zyrtarit për kulturë të Kllokotit – rreth 40 mijë euro dëmi
29/05/2026 - 16:27

Qe nga viti 2019 deri në mars të vitit 2026, zyrtari për kulturë, rini, sport i komunës së Kllokotit, S.S. i cili ishte edhe menaxher i bibliotekës në...

Më shumëDetails

Përfundon ushtrimi i parë ushtarak NATO-Serbi, gjenerali amerikan e quan “sukses të jashtëzakonshëm”

Përfundon ushtrimi i parë ushtarak NATO-Serbi, gjenerali amerikan e quan “sukses të jashtëzakonshëm”
29/05/2026 - 16:20

NATO përmes një komunikate për media ka njoftuar për përfundimin e parë të stërvitjes së përbashkët me forcat serbe. Në njoftim thuhet se kjo stërvitje shënon një moment...

Më shumëDetails

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për tubimin në sheshin ‘Skënderbeu’

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për tubimin në sheshin ‘Skënderbeu’
29/05/2026 - 16:08

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizja Vetëvendosje lidhur me refuzimin e kërkesës për mbajtjen e një tubimi politik në sheshin “Skënderbeu” në...

Më shumëDetails

Brenda WhatsAppit të Rozeta Hajdarit – bisedat për Rezervat Shtetërore

Brenda WhatsAppit të Rozeta Hajdarit – bisedat për Rezervat Shtetërore
29/05/2026 - 16:04

Paparaci ka siguruar komunikimet ekskluzive në WhatsApp të zhvilluara në një grup privat mes ish-ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, sekserit të mallrave të Rezervave Shtetërore, Ridvan Muharremi dhe...

Më shumëDetails

7-shi PDK Rraman Rama e nis diten me vëllain e Kadri Veselit: Së shpejti do ta pimë kafenë e mëngjesit me burrat më të mirë të kombit, që po mbahen padrejtësisht në Hagë

7-shi PDK Rraman Rama e nis diten me vëllain e Kadri Veselit: Së shpejti do ta pimë kafenë e mëngjesit me burrat më të mirë të kombit, që po mbahen padrejtësisht në Hagë
29/05/2026 - 15:44

Gjeneral Rrahman Rama, kandidat për deputet me numrin 7 në listën e PDK-së, ka zhvilluar një takim të mëngjesit me Ismet Veselin, vëllain e Kadri Veseli. Në një...

Më shumëDetails

Biberi “Besiana” rezulton me pesticid, ndalohet ngarkesa në kufi – AUV thirrje konsumatorëve ta kthejnë ku e kanë blerë

Biberi “Besiana” rezulton me pesticid, ndalohet ngarkesa në kufi – AUV thirrje konsumatorëve ta kthejnë ku e kanë blerë
29/05/2026 - 15:33

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është njoftuar për ndalim të një ngarkese me produkt ‘’Spec i kuq i bluar’’ me origjinë nga Kosova, i prodhuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    685 Shpërndaje
    Shpërndaje 274 Tweet 171
  • Fatmir Limaj e bën ‘horë’ Bedri Hamzën me mbështetje në Facebook për tubimin e Ferizajt, tregon se është më i pëlqyer te elektorati i PDK-së

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Gjobë për djalin e heroit që vendosi UÇK në targa, polici thirret në ligj

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë