Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Biberi “Besiana” rezulton me pesticid, ndalohet ngarkesa në kufi – AUV thirrje konsumatorëve ta kthejnë ku e kanë blerë

29/05/2026 - 15:33
në Kryesore, Lajme
A A
Biberi “Besiana” rezulton me pesticid, ndalohet ngarkesa në kufi – AUV thirrje konsumatorëve ta kthejnë ku e kanë blerë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është njoftuar për ndalim të një ngarkese me produkt ‘’Spec i kuq i bluar’’ me origjinë nga Kosova, i prodhuar nga kompania “Ananax Impex”,  në kufirin me Finlandën, shkruan Reporteri.net.

Në njofitmin e AUV thuhet se pas kryerjes së testeve laboratorike, ngarkesa ka rezultuar pozitiv me prezencë të pesticidit ‘’Carbofuran’’, mbi kufijtë e lejuar.

“E gjithë sasia është asgjësuar nga autoriteti kompetent. Rasti i njoftimit mban nr. 2026.4462”, thuhet në njoftim.

Prodhuesi është kompania “Ananas Impex SH.P.K”, brendi “Besiana”.

Produkti ishte me datë skadimi 8 dhjetor 2026.

Konsumatorët qe e posedojnë produktin, janë rekomanduar ta kthejnë menjëherë ne piken e blerjes.

“Menjëherë pas njoftimit përmes sistemit RASFF, AUV ka nisë veprimet për të ndërmarrë kontrolle zyrtare në terren. Me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin publik dhe forcimit të kontrollit zyrtar, në të gjitha Pikat e Kontrollit Kufitar është urdhëruar të zbatohen masat,  preventive shtesë, të rritet kontrolli edhe ndaj lëndës së parë që përdoret për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të specit, me qëllim identifikimin e burimit të mundshëm të kontaminimit dhe parandalimin e vendosjes në treg të produkteve me përmbajtje të lartë të mykotoksinave apo pesticideve”, theksohet në njoftimin e AUV.

AUV ka thënë se inspektimet tjera do të vazhdojnë tek prodhuesi, për verifikime të të gjitha lotëve të prodhimeve në gjurmim të plotë.

“Për secilin rast të dyshimit do të ndërmerren veprime të menjëhershme për ruajtje të shëndetit të konsumatorëve”.

Njoftimi i plotë:

Speci i kuq i bluar me origjinë nga Kosova ka rezultuar me prezencë të pesticidit ‘’Carbofuran’’ sipas njoftimit të RASFF

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është njoftuar për ndalim të një ngarkese me produktë: ‘’Spec i kuq i bluar’’ me origjinë nga Kosova në kufirin me Finlandë. Pas kryerjes se testeve laboratorike ka rezultuar pozitiv me prezencë të pesticidit ‘’Carbofuran’’, mbi kufijtë e lejuar. E gjithë sasia është asgjësuar nga autoriteti kompetent. Rasti i njoftimit mban nr. 2026.4462.

Të dhënat e produktit:

• Emri i produktit: Spec i kuq i bluar

• Prodhuesi: Ananas Impex SH.P.K., Rr.Dibra e Madhe, Livadicë, Podujevë.

• Brendi: Besiana

• Pesha neto: 200 g

• Barkodi: 3900765410212

• Data e skadimit: 08.12.2026

• Vendi eksportues: Kosovë.

Menjëherë pas njoftimit përmes sistemit RASFF, AUV ka nisë veprimet për të ndërmarrë kontrolle zyrtare në terren. Me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin publik dhe forcimit të kontrollit zyrtar, në të gjitha Pikat e Kontrollit Kufitar është urdhëruar të zbatohen masat, preventive shtesë, të rritet kontrolli edhe ndaj lëndës së parë që përdoret për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të specit, me qëllim identifikimin e burimit të mundshëm të kontaminimit dhe parandalimin e vendosjes në treg të produkteve me përmbajtje të lartë të mykotoksinave apo pesticideve.

Inspektimet tjera do të vazhdojnë tek prodhuesi, për verifikime të të gjitha lotëve të prodhimeve në gjurmim të plotë. Për secilin rast të dyshimit do të ndërmerren veprime të menjëhershme për ruajtje të shëndetit të konsumatorëve. Konsumatorët qe e posedojnë produktit me të dhënat si ne foto, ta kthejnë menjëherë ne piken e blerjes.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes AUV-së mbeten të përkushtuara në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë