Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për tubimin në sheshin ‘Skënderbeu’

29/05/2026 - 16:08
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për tubimin në sheshin ‘Skënderbeu’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizja Vetëvendosje lidhur me refuzimin e kërkesës për mbajtjen e një tubimi politik në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, gjatë fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

Sipas njoftimit, Kolegji i Gjykatës Supreme la në fuqi vendimin e PZAP-it, i cili kishte konstatuar se kërkesa e LVV-së ishte paraqitur pas rezervimit paraprak të hapësirës nga Partia Demokratike e Kosovës.

LVV-ja kishte pretenduar se PZAP-i kishte zbatuar gabimisht Rregulloren Zgjedhore Nr. 07/2024 dhe se kërkesa e PDK-së nuk mund të krijonte përparësi procedurale, pasi në kohën e dorëzimit të saj Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prishtinë ende nuk ishte funksionalizuar.

Megjithatë, Gjykata Supreme vlerësoi se KKZ-ja në Prishtinë kishte vepruar në përputhje me nenin 4 të Rregullores Nr. 07/2024, i cili parasheh mundësinë e refuzimit të një kërkese nëse hapësira është rezervuar më herët nga një subjekt tjetër politik.

Sipas dosjes së lëndës, PDK kishte dorëzuar kërkesën për organizimin e tubimit në sheshin “Skënderbeu” më 30 prill 2026, ndërsa LVV-ja kërkesën e kishte paraqitur më 8 maj 2026, për të njëjtën datë dhe lokacion.

Gjykata konstatoi se rregullorja zgjedhore përcakton vetëm afatin përfundimtar për paraqitjen e kërkesave për tubime politike dhe nuk ndalon dorëzimin e tyre para funksionalizimit të KKZ-së.

Po ashtu, Gjykata Supreme hodhi poshtë edhe pretendimet e LVV-së për mungesë arsyetimi në vendimin e PZAP-it, duke vlerësuar se institucioni kishte ofruar sqarime të mjaftueshme juridike dhe kishte trajtuar në mënyrë të plotë çështjen e ngritur në ankesë.

Si rezultat, ankesa e LVV-së u refuzua, ndërsa vendimi i PZAP-it mbeti në fuqi.

JU REKOMANDOJMË

Brenda WhatsAppit të Rozeta Hajdarit – bisedat për Rezervat Shtetërore

Brenda WhatsAppit të Rozeta Hajdarit – bisedat për Rezervat Shtetërore
29/05/2026 - 16:04

Paparaci ka siguruar komunikimet ekskluzive në WhatsApp të zhvilluara në një grup privat mes ish-ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, sekserit të mallrave të Rezervave Shtetërore, Ridvan Muharremi dhe...

Më shumëDetails

7-shi PDK Rraman Rama e nis diten me vëllain e Kadri Veselit: Së shpejti do ta pimë kafenë e mëngjesit me burrat më të mirë të kombit, që po mbahen padrejtësisht në Hagë

7-shi PDK Rraman Rama e nis diten me vëllain e Kadri Veselit: Së shpejti do ta pimë kafenë e mëngjesit me burrat më të mirë të kombit, që po mbahen padrejtësisht në Hagë
29/05/2026 - 15:44

Gjeneral Rrahman Rama, kandidat për deputet me numrin 7 në listën e PDK-së, ka zhvilluar një takim të mëngjesit me Ismet Veselin, vëllain e Kadri Veseli. Në një...

Më shumëDetails

Biberi “Besiana” rezulton me pesticid, ndalohet ngarkesa në kufi – AUV thirrje konsumatorëve ta kthejnë ku e kanë blerë

Biberi “Besiana” rezulton me pesticid, ndalohet ngarkesa në kufi – AUV thirrje konsumatorëve ta kthejnë ku e kanë blerë
29/05/2026 - 15:33

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është njoftuar për ndalim të një ngarkese me produkt ‘’Spec i kuq i bluar’’ me origjinë nga Kosova, i prodhuar...

Më shumëDetails

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që vrau 37-vjeçarin në Mitrovicë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që vrau 37-vjeçarin në Mitrovicë
29/05/2026 - 14:56

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Arben Spasollit, i cili dyshohet për vrasjen e Erduan Ibrahimit. “Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani: Kur gratë dhe vajzat udhëheqin, shkruhet historia

Vjosa Osmani: Kur gratë dhe vajzat udhëheqin, shkruhet historia
29/05/2026 - 14:51

Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente, Vjosa Osmani, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Rajonale “Imazhi dhe lidershipi politik i...

Më shumëDetails

Policia: Qendrim Kryeziu (PDK) u shoqërua sepse nuk largohej nga vendi ku po kryhej rrënimi

Policia: Qendrim Kryeziu (PDK) u shoqërua sepse nuk largohej nga vendi ku po kryhej rrënimi
29/05/2026 - 14:34

Kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, mesditën e sotme pati punë me organet e rendit. Kjo pasi gjatë një aksioni për rrënimin e një pompe të derivateve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    685 Shpërndaje
    Shpërndaje 274 Tweet 171
  • Fatmir Limaj e bën ‘horë’ Bedri Hamzën me mbështetje në Facebook për tubimin e Ferizajt, tregon se është më i pëlqyer te elektorati i PDK-së

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gjobë për djalin e heroit që vendosi UÇK në targa, polici thirret në ligj

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë