Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LAJMI I FUNDIT: Hysen Durmishi ftohet për intervistim në Prokurori, shkak kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë

30/04/2024 - 14:30
në Kryesore, Lajme
A A
Durmishi sot paraqet keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Durmishi përmes një njoftimi publik.

Ai është ftuar lidhur me rastin e kontratave për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Durmishi është ankuar se ka dërguar shumë raste tjera në prokurori dhe polici por nuk është ndërmarrë asgjë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit.

Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim.

Sa e sa raste kam dërguar në prokurori speciale, prokurori themelore e polici të krimeve ekonomike dhe asnjë deri më tash nuk po trajtohet, përkundrazi zvarriten me vite e vite edhe pse ka fakte sa të duash për krim e korrupsion. Rasti i mirëmbajtjes së urave p.sh ku nga 500 mijë euro të planifikuara në fund kontrata përfundon në 5 milionë e 300 mijë euro. Nuk e di çfarë fakti tjetër i duhet prokurorit për të vepruar!

Unë me datë 8 maj do të shkoj në Prokurori Speciale për të ju treguar që jam i lumtur që jam nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Do të doja që edhe projektet tjera të ecnin me dinamikën e punëve që po bëhen në këtë rrugë. Do të vazhdoj që t’a kryej punën time me nder e përkushtim pavarësisht pengesave që na dalin gjatë rrugës.

JU REKOMANDOJMË

Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve
31/08/2026 - 16:36

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës në Mitrovicë ka arrestuar katër persona për dallevere gjatë procesit të marrjes së patent shoferëve, raporton...

Më shumëDetails

Kuvendi voton kundër -Dështon pazari i tokave mes Agim Aliut dhe drejtuesit të Auto Sherretit

Kuvendi voton kundër -Dështon pazari i tokave mes Agim Aliut dhe drejtuesit të Auto Sherretit
31/08/2026 - 16:20

Propozimi i kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, për këmbimin e rreth gjashtë ari tokë komunale me një ari e gjysmë tokë të një sipërmarrësi privat nuk ka arritur...

Më shumëDetails

Haki Demolli: Bekës i uroj mbështetjen e deputetëve për zgjedhjen president

Haki Demolli: Bekës i uroj mbështetjen e deputetëve për zgjedhjen president
31/08/2026 - 16:10

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit, ka reaguar pasi u bë i ditur kandidati konsensual i Vetëvendosjes dhe LDK-së. Ai...

Më shumëDetails

Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

Beka përfshihet në debat: Njëmend hamë pleskavica, por pajdhaqe jo – bre Zoti ju marroftë
31/08/2026 - 16:08

“Duhet me qenë fort i poshtër pasi që janë pajtuar për të”, ka thënë Bekë Berisha, deputet i Aleancës, kur është pyetur se a do të përkrah Bekim...

Më shumëDetails

Ermal Sadiku voton “PO” për Bekim Sejdiun President

Ermal Sadiku: Vetëvendosje po synon bllokadë dhe zgjedhje të reja
31/08/2026 - 15:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka thënë se është “pro”, Bekim Sejdiut për President. Sadiku i ka thënë Nacionales, se “e përkrah marrëveshjen që ka...

Më shumëDetails

Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president
31/08/2026 - 15:17

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nk e përkrah Bekim Sejdiun për president të Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë