Minatorët e minierës së Trepçës sot nuk kanë hyrë farë në minierë për të punuar pasi nuk kanë marrë pagat e plota të muajit shtator.
Kështu ka mësuar nga burimet brenda minierës Gazeta Online Veriu.info.
Bëhet fjalë për minatorët e ndërrimit të dytë të cilët kanë vendosur të bojkotojnë punën në shenjë pa kënaqësie.
Minatorëve u kanë dalë pagat pjesërisht, nga 40 deri në 50%.













