Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LDK kryen takimin për zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Javët në vijim përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë e asamblistë

08/05/2025 - 18:08
në Lajme
A A
Abdixhiku prezanton hallet e pensionistëve: Jemi të gatshëm t’i nderojmë gjeneratat që kanë ndërtuar Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas takimit që kryetarët e degëve të kësaj partie e kanë zhvilluar sot, duke njoftuar se LDK-ja ka nisur fazën e parë të konsultimeve dhe përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025.

I pari LDK’së ka shkruar se në javët në vijim, LDK do të zhvillojë një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash dhe asamblistë.

‘‘Fazën e parë të konsultimeve dhe përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025 e nisëm zyrtarisht sot; në takim me kryetarët e degëve të LDK-së. Gjatë javëve në vijim, LDK do të zhvillojë një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash dhe asamblistë. Synimi ynë është të identifikojmë njerëz me integritet, aftësi profesionale dhe gatishmëri për të kontribuar me dinjitet në shërbim të qytetarëve, në çdo cep të vendit’’, ka shkruar ai.

Tutje, Abdixhiku, ka shkruar se LDK u bën ftesë të gjithë atyre që e ndajnë të njëjtin vizion me këtë parti që të bëhen pjesë aktive e këtij procesi.

Pos kësaj, ai ka shtuar edhe se LDK mbetet shtëpi e vlerave të qëndrueshme dhe vizionit të qartë për zhvillimin e komunave.

‘‘LDK fton të gjithë ata që ndajnë vizionin politik dhe vlerat themelore të njëjta si tonat, si dhe ata që kanë vullnetin për të përfaqësuar me përgjegjësi qytetarët e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht të komunave përkatëse të bëhen pjesë aktive e këtij procesi të rëndësishëm në shërbim të interesit publik komunal. LDK mbetet shtëpi e vlerave të qëndrueshme dhe vizionit të qartë për zhvillimin e komunave. Prandaj, bashkë me anëtarësinë tonë të gjerë dhe çdo qytetar të angazhuar për një Kosovë më të mirë, do të bëhemi pjesë aktive e këtij rrugëtimi. Të përgatitur e të angazhuar bashkërisht do të sjellim edhe njëherë fitore bindëse dhe përfaqësim të dinjitetshëm në çdo komunë të vendit’’, ka shtuar ai.

Në fund, kryetar i LDK-së do të hyjë me besim të palëkundur në procesin e zgjedhjeve lokale.

‘‘Si parti fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, me përgjegjësi qeverisëse në nëntë komuna dhe me 206 këshilltarë lokalë, LDK-ja hyn në këtë proces me përkushtim të plotë dhe besim të palëkundur në fuqinë e saj përfaqësuese. Na priftë e mbara!’’, ka përfunduar ai.

JU REKOMANDOJMË

Peci lëshohet ulët, e quan qelbësirë gazetarin Ermal Panduri
Kryesore

Peci lëshohet ulët, e quan qelbësirë gazetarin Ermal Panduri

08/05/2025 - 22:52
Peci çuditej, Mehmetaj sqaron 64 milionëshin: Ministria vetë e kërkoi në kontratë
Lajme

Peci çuditej, Mehmetaj sqaron 64 milionëshin: Ministria vetë e kërkoi në kontratë

08/05/2025 - 22:35
Bajrami: Lajm i mirë që Prokuroria Speciale ka nisur hetime për tenderët e Qeverisë Kurti
Lajme

Bajrami: Nuk ka vota as për Qeveri të VV-së dhe as të ish-opozitës

08/05/2025 - 22:31
Skandali i qirasë për fabrikën milionëshe: Nga 17 milionë në 600 mijë euro – Mehmetaj me akuza për Pecin
Kryesore

Skandali i qirasë për fabrikën milionëshe: Nga 17 milionë në 600 mijë euro – Mehmetaj me akuza për Pecin

08/05/2025 - 22:11
Banorët e Mitrovicës së Veriut shprehin shqetësim për faturat e energjisë elektrike – po duan të na largojnë nga kjo pjesë
Kryesore

Banorët e Mitrovicës së Veriut shprehin shqetësim për faturat e energjisë elektrike – po duan të na largojnë nga kjo pjesë

08/05/2025 - 21:54
Zbulohen mesazhet e Hysri Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale
Kryesore

Zbulohen mesazhet e Hysri Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

08/05/2025 - 21:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Gervalla keqtrajton Prindon Sadriun – E largon nga Departamenti i NATO’s, “shutohet” në një departament tjetër

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • LAJMI I FUNDIT: Gruaja K.A. gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Skandal: NTP “Nushi” shiti qindra kafshë të destinuara për therje, AUV përmes Komisionit për 3 javë ia riktheu licencën e pezulluar të importit (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë