Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LDK zgjedh drejtimin e partisë të shtunën, Abdixhiku duket i qetë, Hoti kujton “paparashikueshmërinë” e Kuvendeve të LDK-së

27/01/2026 - 12:59
në Kryesore, Lajme
A A
LDK i referohet rregullores, tregon kur duhet të mbahet seanca konstituive- pushtetarëve iu kërkon dorëheqje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

LDK-ja të shtunën do të vendosë për drejtimin e partisë. Lumir Abdixhiku do të konfirmohet kryetar, ose do të hapet rruga për zgjedhjet e brendshme. Avdullah Hoti do të synojë që atë ditë në Kuvendin e LDK-së ta kërkojë besimin e delegatëve për ta marrë udhëheqjen e partisë. Abdixhiku duket i qetë për rezultatin, por Hoti thotë se këto procese “asnjëherë nuk janë të parashikueshme” në LDK.

Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhen të shtunën në mesditë për të vendosur për drejtimin e partisë më të vjetër në vend, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare ra në 13.23%.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili në mbrëmjen e 28 dhjetorit mori përgjegjësinë për rezultatin e dobët, e ka vënë veten në një test të brendshëm.

Ai ka publikuar të hënën një ftesë që ua ka dërguar 355 delegatëve që të marrin pjesë në Kuvendin e partisë të shtunën, për të “diskutuar dhe vendosur mbi çështjet e rëndësishme politike dhe organizative, në përputhje me Statutin, traditën demokratike dhe përgjegjësinë ndaj anëtarësisë sonë”, siç thuhet në letër.

Abdixhiku do të kërkojë votëbesim, sipas statutit të LDK-së, për të mbetur në krye të partisë.

“LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara. Vendimet e saj i ka marrë gjithmonë në Kuvend, mes njerëzve të vet, hapur, me debat dhe pa frikë; dhe në fund, me shumicë. Edhe në kohë shumë më të vështira se kjo. Kështu do të veprojmë sërish, këtë të shtunë”, shkroi ai dje në një postim në Facebook, duke publikuar ftesën për delegatët.

Nga ky proces, ai beson se partia do të dalë më e fortë dhe më e organizuar.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, anëtar i Kryesisë së LDK-së do të synojë që të shtunën në Kuvendin e partisë të kërkojë besimin e delegatëve për ta marrë udhëheqjen e partisë.

Dorëheqja, që Abdixhiku do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së, sipas Hotit duhet të trajtohet si çështje e mbyllur. Pas këtij akti, ai thotë se Kuvendi thjesht “e zgjedh kryetarin e ri”.

Por Kuvendi i LDK-së, sipas Abdixhikut, fillimisht do të merret me votimin për besim ndaj tij.

Hoti tha mbrëmë në Pressing në T7 se do ta respektojë “maksimalisht” vendimin, cilido që të jetë ai.

“Pavarësisht çfarë ndodhë në Kuvendin e LDK-së këtë të shtunë, unë ka me qenë i njëjti. Unë njëjtë do të sillem. Vullneti që del nga ky Kuvend do të respektohet maksimalisht nga unë, dhe besoj nga të gjithë të tjerët”.

Ai tha se “nuk ka rrugë tjetër” për të, dhe se është i përkushtuar “për ta çuar LDK-në përpara”.

“Vullneti i delegatëve është ligj. Sido që të vendoset, unë pres që të gjithë ta respektojnë. Nëse vullneti i delegatëve është që të vazhdojmë me lidershipin aktual, do të vazhdojmë me lidershipin aktual dhe unë do ta japë përkushtimin tim maksimal”, tha ai.

Hoti tha se pret garë do të hapur nëse delegatët do të vendosin për ta hequr Abdixhikun.

“Unë gjithashtu pres nga të gjithë, që nëse vullneti i delegatëve është që të ndërrohet lidershipi, të shkohet me një lidership tjetër, të hyjmë në garë. Ndoshta do të dalin edhe kandidatë të tjerë. Cilido që e merr besimin e delegatëve, ne duhet ta marrim parasysh vullnetin e tyre”, tha ai.

Sipas Hotit, “në LDK ka plot emra që meritojnë të udhëheqin” me partinë.

Rezultatin e zgjedhjeve të fundit, ai e konsideron “ekstrem të dobët” dhe sipas standardit që thotë se është vendosur më parë në këtë parti, Abdixhiku duhet ta lë karrigen e kryetarit.

Në vitin 2021, kur LDK-ja mori pak a shumë të njëjtin rezultat, Hoti tha se “në masë të madhe ka qenë aksident politik” pas shkëputjes së një pjese të partisë. Tani, ai thotë se u mor rezultati i mosarritjes së konsoldimit të mjaftueshëm të partisë në pesë vitet e fundit, nën udhëheqjen e Abdixhikut.

Hoti, që thekson se “Kuvendet e LDK-së snjëherë nuk janë të parashikueshme”, tha se këto ditë është takuar “me të gjithë, pa përjashtim”.

Ndërsa Hoti po fliste në Pressing, Abdixhiku reagoi në Facebook duke cituar disa fjalë të Ibrahim Rugovës, liderit historik të kësaj partie.

““Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj.” Ata që besojnë, qëndrojnë. Koha i vendos gjërat në vend”, shkroi ai.

Mënyra e veprimit të Abdixhikut, i cili do ta vë dorëheqjen e tij në një test të brendshëm të shtunën, nuk i ka pëlqyer as Hykmete Bajramit, e cila ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, duke ia kërkuar të njëjtën edhe kryetarit të partisë. Sipas saj, “kush merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme”, të cilat i ka quajtur “të domosdoshme”./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Në Zubin Potok gjenden armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar

Në Zubin Potok gjenden armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar
22/03/2026 - 10:48

Gjatë patrullimit dhe kontrollit në një shtëpi të pabanuar në Varagë të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Sipas...

Më shumëDetails

Bebe Rexha zbulon traditat shqiptare në emisionin amerikan

Bebe Rexha zbulon traditat shqiptare në emisionin amerikan
22/03/2026 - 10:25

Bebe Rexha ishte e ftuar në emisionin amerikan “Delish Snacks”, ku foli për ushqimet e saj të preferuara dhe traditat shqiptare të mikpritjes. Ajo tregoi se gjithçka nis...

Më shumëDetails

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Qeveria merr vendim që të jap prona publike me qira ose në shfrytëzim për ndërtimin e kapaciteteve për energji të ripërtëritshme
22/03/2026 - 10:21

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran, thotë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari –...

Më shumëDetails

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore
22/03/2026 - 10:08

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për një sërë çështjesh të rëndësishme për Shqipërinë. Rama preku edhe njëherë çmimin e naftës. Ai u shpreh se qeveria...

Më shumëDetails

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrave Mustafa u vdes babai
22/03/2026 - 09:44

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur babai i tyre.Lajmin e kanë bërë të ditur vet ato përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju shkatërrojmë termocentralet

Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju shkatërrojmë termocentralet
22/03/2026 - 08:48

Donald Trump ka thënë se nëse Irani nuk e “hap plotësisht” Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve, SHBA-të “do të godasin dhe shkatërrojnë termocentralet e tyre”. Në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    403 Shpërndaje
    Shpërndaje 161 Tweet 101
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    374 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë