Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Liberalizimi dhe bashkimi europian ka në themel drejtësinë de-nazifikuese!

27/01/2024 - 20:09
në Opinione
A A
Liberalizimi dhe bashkimi europian ka në themel drejtësinë de-nazifikuese!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Donik Sallova

– Liberalizimi i vizava do t’u jap shansin edhe qytetarëve të Kosovës që të njohin mrekullinë e lirisë së lëvizjes në Europë, si një dimension i rëndësishëm i lirisë europiane, i mungesës së kufijve dhe mirëbesimit të ndërtuar mes shteteve dhe popujve europianë. Por a do të ishte i mundur ky bashkim dhe liberalizim i Europës së sotme po të mos ishin dënuar me ashpërsinë që u dënuan krimet e nazizmit pas Luftës së Dytë Botërore? Europa e Bashkuar e ndërtoi lirinë e saj mbi themelet e drejtësisë, sepse vetëm atëherë viktimat u ndjenë të gatshme për të falur dhe për t’u pajtuar me ish agresorët. Europa u ndje e lirë për t’u bashkuar dhe për t’i hapur kufijtë vetëm pasi u bind se s’mund të kishte nazistë të lirë në kontinent.

– Përpjekjet e Bashkimit Europian dhe SHBA-ve për të europianizuar rajonin tonë, por duke mos ndjekur modelin mbi të cilin u ndërtua Europa e Lirë, pra duke mos e bërë drejtësinë si parimin e çdo bashkëpunimi mes shteteve dhe popujve viktimë në njërën anë dhe shtetit agresor në anën tjetër, kanë bërë që edhe pas dy dekadash rajoni ynë të rrezikohet nga i njejti agresor që nuk u bë asnjëherë ish agresor, sepse nuk u bë asnjëherë drejtësi mbi të.

– Shumë diplomatë perëndimorë menduan që drejtësi për luftërat e përgjakshne të Serbisë në ish-Jugosllavi ishin bombat e NATO-s në vitin 1999. Në fakt, në vitin 1999 Perëndimi e fitoi vetëm betejën kundër ushtrisë serbo-jugosllave në Kosovë, por jo edhe luftën ndaj ideologjisë millosheviçiane, si fashizëm, të mbjellur në shtetin, politikën dhe shoqërinë serbe.

– Europa u bashkua jo vetëm sepse u mposht fashizmi në Europë, por edhe sepse u denazifikua Gjermania si domosdoshëri dhe si drejtësi edhe për popullin gjerman. Pa u mposhtur fashizmi brenda politikes dhe shoqërisë serbe, shteti serb nuk do të heq dorë nga hegjemonizmi. Nuk mund të ketë bashkim të lirë as politik e as ekonomik të rajonit tonë nëse ky bashkim nuk vjen si rezultat i drejtësisë dhe lirisë si parim fundamental i të gjitha shoqërive ballkanike.

– Një shoqëri e paçliruar nga barra e krimit siç është shoqëria serbe, nuk mund të prodhojë shtet europian, siç po e pretendojnë diplomatët Serbinë, që bashkëpunimin me fqinjtë ta shihte si liri dhe si barazi për vete dhe për fqinjët. Përkundrazi, edhe pas më shumë se dy dekadave, qasja ekonomiste e BE-së ndaj Serbisë ka mirëmbajtur një shoqëri serbe që veten e sheh më shumë të orientuar kah Rusia se sa nga Liria europiane!

JU REKOMANDOJMË

KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë
Opinione

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një Udhëtim Kontravers dhe Pyetje Pa Përgjigje

19/06/2025 - 14:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Nis puna për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e jugut me të veriut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ahmet Musa që po synon ndërtimin e kishës në Bajgorë i mbulohet vajza: Derisa ta mbashë shaminë nuk ke të drejtë të më quash baba!

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vllasi: Për qeveri, Kurti duhet të gjejë partnerin për koalicion, e që është kjo parti

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia ndalon 6 persona gjatë vendosjes së gurthemeleve për urat mbi lumin Ibër

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë