Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Liberalizimi i vizave, Qeverisë i kërkohet të punojë me Francën e Holandën si vende skeptike

29/01/2022 - 10:42
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë edhe pas 10 vjetësh prej kur ka filluar dialogu për liberalizimin e vizave.

Ndonëse Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave pasi shteti ka përmbushur kriteret, kjo nuk ka ndodhur ende.

Lidhur me këtë profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti ka thënë se përveç që kjo është shkelje e të drejtave të njeriut ka penguar edhe punë e bizneseve e ka dëmtuar qytetarët në përgjithësi.

“Humbjet janë shumë të mëdha nisur nga fakti që çështja e liberalizimit të vizave prekë ose implikon në një të drejtën e cila konsiderohet fondamentale e njeriut, sepse nuk po flasim pra për një privilegj apo benifit por po flasim për një të drejtë e cila i ka privuar qytetarët e Kosovës e në veçanti të rinjtë, por edhe kategoritë e tjera shembull bizneset që nuk kanë pas mundësi të lëvizin lirshëm. Ka pasur humbje të pallogaritshme dhe fatkeqësisht humbjet e tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën afatshkurtër”.

Ai numëron dy faktorë që kanë ndikuar në këtë proces, ata që lidhen me brishtësinë institucioneve vendore për t’u përballur me problematikat si sundimi i ligjit.

Por edhe çështje brenda vet institucioneve të BE-së, duke mos përjashtuar edhe dialogun Kosovë-Serbi si parakusht për këtë proces.

“Mendoj se janë shumë faktorë të cilët kanë reflektuar në këtë proces jo pak të komplikuar dhe këta faktor do i grupoja në dy grupe. E para janë faktorë të brendshëm të cilët janë lidhur me brishtësinë e institucioneve kosovare për tu përballur me problematikat që ka pasur BE për Kosovën. Por edhe të natyrës së qeverisjes së brendshme tek çështjet e korrupsionit, të sundimit të ligjit e të ngjashme”.

“Në anën tjetër faktorë të jashtëm para së gjithash paraqitet situata me mosnjohjen nga një numër i vendeve të BE-së të cilat jo pak i kanë krijuar probleme Kosovës, jo vetëm për çështjen e liberalizimit, por për çështjen e komunikimit ose krijimit të raporteve kontraktuale mes Prishtinës dhe Brukselit dhe kjo ka vënë në hije edhe çështjen e liberalizimit të vizave”.

Ai tutje ka shtuar se çështja e liberalizimit të vizave duhet të jetë në krye të agjendës së Qeverisë për të bindur vendet të cilat janë skeptike.

“Çështja e liberalizimit duhet të ishte në majtë e agjendës se politikës sonë të jashtme dhe do duhet të prioritizohej dhe të kalonin në një ofensivë shumë më të madh edhe Qeveria edhe të tjerët në mënyrë që kosovarët ta kishin liberalizimin dhe lirinë e lëvizjes. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani. Të ndërmerr iniciativa shumë serioze kryesisht tek ato vende të cilat janë skeptike, në radhë të parë Franca, po aq sa Franca edhe Holanda në mënyrë që të të trajtohet se cila dilemë që Parisi zyrtarë dhe Haga kanë kundrejt Prishtinës në mënyrë që të ndryshojnë qëndrimin dhe të jenë edhe ato pro liberalizimit”.

Mirëpo, profesori universitar Dorajet Imeri ka shtuar se procesi i liberalivimit të vizave është në një fazë të tejzgjatur, prandaj sipas tij, ka humbur besimin ndaj institucioneve të BE-së, raporton Ekonomia Online.

“Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën tashmë është një fazë të tejzgjatur dhe kjo zgjatje tregon për qasjen që BE ka ndaj Kosovës. Problematika e njohjes nga 5 vendet anëtare të BE-së, pamundësia për të pasur një politikë të jashtme unike në raport me Kosovën janë disa nga problemet kryesore që ka pasur BE në raport me liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Ai thotë se për aq kohë se nuk ka përparim të dukshëm në dialogun me Serbinë BE-ja nuk do të procedojë me liberalizim të vizave për Kosovën, raporton EO.

“Për aq kohë sa nuk do të ketë përafrim të Kosovës dhe Serbisë në procesin e negocimit që po zhvillohet në Bruksel, dhe pavarësisht performancës së mirë që Kosova mund të ketë në proceset e zhvillimit të saj të brendshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdoj të besojë akoma që BE-ja nuk do të procedojë me liberalizim të vizave për Kosovën”.

Ai tutje ka shtuar se zhvillimi ekonomik, i shtetit ligjor dhe së drejtës janë objektiva të cilat duhet të jenë paralelisht me procesin e integrimit në BE.

“Si Bashkim Evropian përmes liberalizimit të vizave përkatësisht mosliberalizimit të tyre ka treguar një qasje kundërshtues ndaj Kosovës dhe si e tillë e ka humb besueshmërinë se si institucion do të mund të ishin garantues të një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Zhvillimi ekonomik, zhvillimi i shtetit ligjor dhe së drejtës janë objektiva të cilat duhet të jenë paralelisht me procesin e integrimit në BE”.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë