Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ligji për Specialen në udhëkryq: PDK-ja kërkon rishqyrtim, VV-ja paralajmëron vetëm dy mundësi procedurale

02/11/2026 - 09:12
në Lajme
A A
Pas dy amerikanëve, të hënën dëshmon një britanik në Hagë (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula për ta kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka rikthyer në vëmendje debatet rreth Gjykatës Speciale dhe funksionimit të saj.

Pas miratimit të ndryshimeve ligjore nga deputetët, çështja ka marrë një zhvillim të ri institucional, duke hapur mundësinë për një shqyrtim të mëtejshëm parlamentar.

Kthimi i ligjit erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte mbështetur nismën për ndryshimet përkatëse.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi për “Front Online” ka folur lidhur me kthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen nga presidentja, duke thënë se një veprim i tillë paraqet refuzim të zbatimit të ligjit.

Rrustemi bëri të ditur se nga aspekti procedural, ekzistojnë dy mundësi për të vazhduar tutje.

“Rikthimi i një ligji të miratuar nga kuvendi nga ana e presidentes është refuzim për zbatimin e tij dhe proceduralisht janë vetëm dy opsione ose rikthehet i njëjti ligj pa asnjë ndryshim dhe pastaj hyn në fuqi përkundër vullnetin të presidentes ose duhet të niset si nismë e re ligjore”, u shpreh ai.

Ai shprehu shpresën që PDK të ndërmarrë sa më shpejt hapat e nevojshëm, derisa tha se një pjesë e deputetëve do të kontribuoj lidhur me këtë çështje.

“Uroj qe sponzorizuesi sa me parë të merr veprimet. Arsyetimi që është dhënë është i përgjithshëm, por duket që ka qenë kërkesë e vet sponzorizuesit. Do deputetë jemi të gatshëm për të dhënë kontributin, nuk ka shumë hapësirë në trajtimin si plotësim ndryshim, nuk është mesi i procedurës, presidentja e ka rikthyer”, tha Rrustemi.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi për “Front Online” është deklaruar lidhur me rikthimin në Kuvend të Ligjit pë Specialen nga presidentja, duke thënë se qëndrimi i PDK-së është që ligji të rishqyrtohet për t’u fuqizuar juridikisht dhe jo të anulohet.

Musliu-Shoshi ka deklaruar se qëllimi i partisë së saj mbetet mbrojtja e të drejtave të çlirimtarëve të UÇK-së dhe garantimi i një procesi të drejtë gjyqësor.

“Së pari, dua ta bëj të qartë se PDK-ja nuk ka kërkuar anulimin e ligjit, por rishqyrtimin e tij për ta fuqizuar juridikisht. Qëllimi ynë mbetet i pandryshuar: mbrojtja e të drejtave të çlirimtarëve të UÇK-së dhe garantimi i një procesi të drejtë gjyqësor”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se pret që komisioni përgjegjës parlamentar t’i shqyrtojë rekomandimet profesionale që janë paraqitur në fazën përfundimtare të miratimit të ligjit.

“Presim që komisioni përgjegjës parlamentar t’i shqyrtojë rekomandimet profesionale që kanë ardhur në fazën përfundimtare të miratimit të ligjit dhe që nuk kemi pasur kohë t’i adresojmë atëherë”, është shprehur Musliu-Shoshi.

Sa u përket ndryshimeve të mundshme në ligj, deputetja e PDK-së ka bërë të ditur se janë duke u shqyrtuar disa zgjidhje juridike.

“Sa u përket ndryshimeve konkrete, aktualisht po shqyrtohen disa zgjidhje juridike dhe nuk do të ishte serioze t’i paragjykonim para se të dakordohen përfundimisht”, ka thënë ajo.

Musliu-Shoshi u është drejtuar edhe deputetëve që kundërshtojnë rikthimin e ligjit, duke rikujtuar se ai është miratuar nga Kuvendi dhe jo vetëm nga deputetët e PDK-së.

“Sa u përket deputetëve që kundërshtojnë rikthimin, dua t’ua rikujtoj se ky ligj është votuar nga Kuvendi, jo vetëm nga PDK-ja. Prandaj, përgjegjësia për ta përmbyllur këtë proces është e përbashkët”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Ajo ka kërkuar vullnet politik dhe përgjegjësi institucionale, duke kundërshtuar pengesat partiake në këtë proces.

“Ne presim vullnet politik dhe përgjegjësi institucionale, jo pengesa partiake”, ka theksuar Musliu-Shoshi.

Deputetja e PDK-së ka nënvizuar se për partinë e saj nuk është e rëndësishme vetëm që ligji të votohet, por edhe që ai të jetë juridikisht i qëndrueshëm dhe i zbatueshëm.

“Për ne nuk është me rëndësi vetëm që ligji të votohet, por që ai të jetë juridikisht i qëndrueshëm, i zbatueshëm dhe t’u shërbejë realisht çlirimtarëve tanë. UÇK-ja dhe mbrojtja e të drejtave të çlirimtarëve nuk duhet të bëhen peng i kalkulimeve politike”, tha ajo

JU REKOMANDOJMË

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen
02/11/2026 - 08:55

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, në orën 11:00, për të diskutuar dhe përcaktuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare. Në mesin...

Më shumëDetails

Tragjedia në Gjilan: Krejt çka dihet për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe

Arrestohet një mjek i QKMF’së në këtë komunë, konstatoi vde’kjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici
02/11/2026 - 08:21

Tragjedia në Gjilan: Krejt çka dihet për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe Lajme Gazeta Express 02/11/2026 6:59 Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për...

Më shumëDetails

Muaji nëntor sjell të ftohtin në vend, ky është parashikimi i motit për javën e parë

Mëngjes me shi, gjatë ditës kryesisht diell
02/11/2026 - 07:59

Java e parë e muajit nëntor do të shoqërohet me vranësira, reshje shiu dhe mot të ftohtë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se të martën, në...

Më shumëDetails

Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi

Presidenti Zelenskyy paralajmëron rrezikun e Luftës Globale në Forumin e Paqes në Paris
01/11/2026 - 22:24

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin në Turqi dhe theksoi nevojën për bisedime në nivel liderësh për t’i dhënë...

Më shumëDetails

IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë
01/11/2026 - 22:02

Java e parë e muajit nëntor do të shoqërohet me vranësira, reshje shiu dhe mot të ftohtë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se të martën, në...

Më shumëDetails

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj, kërkon hetim të plotë të rastit

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj, kërkon hetim të plotë të rastit
01/11/2026 - 21:43

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku sot humbën jetën dy persona. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë