Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tragjedia në Gjilan: Krejt çka dihet për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe

02/11/2026 - 08:21
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestohet një mjek i QKMF’së në këtë komunë, konstatoi vde’kjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tragjedia në Gjilan: Krejt çka dihet për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe

Lajme

Gazeta Express 02/11/2026 6:59
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku më 1 nëntor u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnjë tre muajshe.

Nga hetimet e para, dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa si i dyshuar për këtë rast është arrestuar babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçar.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.

Si ndodhi ngjarja?
Policia bëri të ditur se më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47, kishte pranuar informacion për dy persona që dyshohej se ndodheshin pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor.

Pas ekzaminimit në vendin e ngjarjes, është konstatuar vdekja e dy personave.

Viktimat janë identifikuar si një 27-vjeçar dhe një foshnjë tre muajshe.

Babai 65-vjeçar arrestohet si i dyshuar
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se nga hetimet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur brenda familjes.

Në lidhje me rastin është arrestuar babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçar.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për motivin e dyshuar apo mënyrën se si janë shkaktuar vdekjet.

Trupat dërgohen për obduksion
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Obduksioni pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes së të dy viktimave.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Kryetari i Gjilanit shpreh ngushëllime
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që humbën jetën në Demiraj.

Në reagimin e tij, Hyseni ka thënë se lajmi për humbjen e dy jetëve e ka tronditur komunën.

Ai ka shprehur dhimbjen me familjarët dhe të afërmit e viktimave, duke kërkuar që organet e rendit dhe të drejtësisë të angazhohen për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Hyseni.

JU REKOMANDOJMË

Ligji për Specialen në udhëkryq: PDK-ja kërkon rishqyrtim, VV-ja paralajmëron vetëm dy mundësi procedurale

Pas dy amerikanëve, të hënën dëshmon një britanik në Hagë (VIDEO)
02/11/2026 - 09:12

Vendimi i presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula për ta kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka rikthyer në...

Më shumëDetails

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen
02/11/2026 - 08:55

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, në orën 11:00, për të diskutuar dhe përcaktuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare. Në mesin...

Më shumëDetails

Muaji nëntor sjell të ftohtin në vend, ky është parashikimi i motit për javën e parë

Mëngjes me shi, gjatë ditës kryesisht diell
02/11/2026 - 07:59

Java e parë e muajit nëntor do të shoqërohet me vranësira, reshje shiu dhe mot të ftohtë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se të martën, në...

Më shumëDetails

Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi

Presidenti Zelenskyy paralajmëron rrezikun e Luftës Globale në Forumin e Paqes në Paris
01/11/2026 - 22:24

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin në Turqi dhe theksoi nevojën për bisedime në nivel liderësh për t’i dhënë...

Më shumëDetails

IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë
01/11/2026 - 22:02

Java e parë e muajit nëntor do të shoqërohet me vranësira, reshje shiu dhe mot të ftohtë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se të martën, në...

Më shumëDetails

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj, kërkon hetim të plotë të rastit

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj, kërkon hetim të plotë të rastit
01/11/2026 - 21:43

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku sot humbën jetën dy persona. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë