Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ligjin e UÇK-së e ke në tavolinë, sille në Kuvend – çfarë po pret” Çlirim Haziri i drejtohet Kurtit nga protesta

29/09/2026 - 21:35
në Lajme
A A
“Ligjin e UÇK-së e ke në tavolinë, sille në Kuvend – çfarë po pret” Çlirim Haziri i drejtohet Kurtit nga protesta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që Qeveria ta procedojë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në natën e 14-të të protestës, ai tha se votimi i deklaratës nga 99 deputetë nuk e përmbush kërkesën e protestuesve pa u pasuar me ligj.

Haziri e nisi fjalimin duke falënderuar qytetarët që, edhe pas dy javësh, vazhdojnë të dalin çdo mbrëmje në shesh.

“E di që pas një dite të gjatë, me hallet e punës, me fëmijët, me përditshmërinë dhe barrën që e ka secili prej nesh, më e lehta do të ishte të rrinim në shtëpi. Por ja ku jemi! Prapë bashkë. Prapë këtu. Duke lënë çdo rehati e çdo interes personal anash për t’i dalë zot dinjitetit të këtij vendi”, tha ai.

Sipas tij, protesta nuk po e humb forcën. “Vetëm shikojeni njëri-tjetrin në sy: këtu nuk ka plogështi! Në këtë shesh ka vetëm një gjë që po zien çdo ditë e më shumë: këtu po soset durimi! Nuk po rritet lodhja, por po soset durimi”, u shpreh Haziri.

Ai iu referua deklaratës së miratuar në Kuvend, duke thënë se tashmë nuk ka vend për zhvendosje të përgjegjësisë nga një institucion te tjetri.

“Deri dje luanin ping-pong me përgjegjësinë shtetërore. Na shisnin mjegull e na thoshin: ‘Prisni Kuvendin, se pa folur Kuvendi nuk mund të bëjmë asgjë’. Epo Kuvendi e bëri lëvizjen e vet. 99 deputetë të të gjitha partive e votuan atë deklaratën e famshme”, tha Haziri.

Megjithatë, ai e cilësoi deklaratën të pamjaftueshme nëse nuk pasohet nga miratimi i ndryshimeve ligjore.

“Janë fjalë të radhitura bukur në një letër sa për të thënë: ‘Ja, ne e bëmë tonën, lajini duart’. Zero pasoja juridike. Zero! Kjo deklaratë, pa ligjin prapa saj, është fiks me na ushqy me lugë të thatë”, deklaroi ai.

“Kosova nuk është kullë e ndërtuar me letra. Kosova është kullë e mundit, djersës, sakrificës e gjakut. Kulla mbahet me vepra, e shteti mbahet me ligje! Jo me deklarata”, shtoi Haziri.

Organizatori i protestës kërkoi nga deputetët që mbështetjen e shprehur me deklaratë ta dëshmojnë edhe kur projektligji të vijë për votim.

“Nëse dje 99 duar u ngritën aq kollaj për një letër që askujt nuk ia prish terezinë, sa nga ato duar do të ngrihen kur ligji të vijë në rend të ditës? A do t’u dridhet dora atëherë, apo do të fshihen nën tavolinë?”, pyeti ai.

Haziri tha se vëmendja e protestuesve tani është te Qeveria, ku, sipas tij, ndodhet projektligji. Ai theksoi se ende nuk po e akuzojnë Qeverinë për bllokim, por presin veprimin e saj.

“Ne nuk po dalim sonte të bërtasim e të themi se e keni bllokuar e që nuk po doni ta votoni. Kjo mbetet të shihet. Ne po presim. Nuk kemi dhënë verdikt. Jemi duke ju matë”, u shpreh ai.

Më pas, Haziri iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Kurti: “Kryeministër, në atë tavolinë ti nuk e ke thjesht një projektligj! Nuk është udhëzim i rëndomtë administrativ. Nuk është rregullore e zakonshme. Atë që keni mbi tavolinë është dinjiteti i këtij shteti!”

Ai tha se sheshi nuk do të tërhiqet dhe paralajmëroi pjesëmarrje masive në protestën e 1 tetorit.

“Ne kemi trokitur me fjalë. Kemi pritur me durim. Por durimi, vëllezër dhe motra, ka arritur në kufi! Nëse mendoni se kjo revoltë mbyllet me një deklaratë fasadë, mbajeni mend mirë: Më 1 tetor, do ta kuptoni se çfarë force mban ky shesh!”, tha Haziri.

“Më 1 tetor, zëri ynë nuk do të jetë më pritje — do të jetë lum njerëzish, një vërshim i vërtetë, një uragan i pandalshëm i këtij populli! Zgjidhja është në tavolinën tuaj. Veproni sa nuk është vonë!”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi
29/09/2026 - 22:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për krijimin e listës së përbashkët “Koalicioni...

Më shumëDetails

Haziri: Durimi ka arritur në kufi, më 1 tetor do ta shihni forcën e këtij sheshi

Haziri: Durimi ka arritur në kufi, më 1 tetor do ta shihni forcën e këtij sheshi
29/09/2026 - 22:19

Çlirim Haziri, organizator i protestës në kuadër të iniciativës “JO NË EMRIN TIM”, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë përmes ligjit për Dhomat...

Më shumëDetails

Shala: Kushti elementar për t’i dalë zot çështjes në Hagë është që Kurti të mos jetë kryeministër

Shala: Kushti elementar për t’i dalë zot çështjes në Hagë është që Kurti të mos jetë kryeministër
29/09/2026 - 22:09

Opinionisti Azdren Shala ka deklaruar se, sipas tij, një nga kushtet kryesore për t’i dalë në mbështetje çështjes së ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale është që Albin...

Më shumëDetails

Parregullsi gjatë ndërtimit: Inspektorati ndërpret punimet në objektin e Al Trade Center në Drenas

Parregullsi gjatë ndërtimit: Inspektorati ndërpret punimet në objektin e Al Trade Center në Drenas
29/09/2026 - 21:55

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, është konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për...

Më shumëDetails

Hamza për verdiktin e Speciales: Sipas tyre edhe nënat që dhanë bukë për UÇK-në janë “pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kri’minale”

Hamza për verdiktin e Speciales: Sipas tyre edhe nënat që dhanë bukë për UÇK-në janë “pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kri’minale”
29/09/2026 - 21:44

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7. Hamza tha se sipas verdikit të Gjykatës Speciale edhe nënat që kanë dhënë bukë për ushtarët...

Më shumëDetails

“S’ju bën nder as juve, as Britanisë…”- djali i Jakup Krasniqit i reagon ambasadorit britanik

“S’ju bën nder as juve, as Britanisë…”- djali i Jakup Krasniqit i reagon ambasadorit britanik
29/09/2026 - 21:16

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe njërit prej ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, lidhur me deklaratën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë