Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Linda’ shpërblehet me tender mbi 6 milionë euro nga komuna e Imri Ahmetit, djali i Milaim Berishës bëri konzorcium me ‘vetveten’ për ta fituar (Dokument)

21/09/2023 - 17:08
në HULUMTIME
A A
‘Linda’ shpërblehet me tender mbi 6 milionë euro nga komuna e Imri Ahmetit, djali i Milaim Berishës bëri konzorcium me ‘vetveten’ për ta fituar (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Lipjanit e ka shpërblyer me tender në vlerë prej mbi 6 milionë euro grupin e operatorëve ekonomik LINDA, Euro Infrastruktura dhe B-Bardhi Sh.P.K. për ndërtimi i nënkalimit, vazhdimin e ndërtimit të sheshit, ndërtimi i parkut qendror të qytetit dhe parkingut nëntoksor në Lipjan, raporton Veriu.info.

Në tenderin e shpallur në muajin korrik kishin ofertuar katër kompani, ku grupi i operatorëve ekonomik Olti Trasing Sh.P.K., Rexha Sh.P.K. dhe Konstruktori Ing 1969 Sh.P.K. kishin ofertuar me çmimin më të lirë prej 6,022,220 euro, por që janë eliminuar nga autoriteti kontraktues, përkatësisht zyra e prokurimit e komunës së Lipjanit.

Në arsyetimin e eleminimit ndër të tjera, thuhet se deklarata nën betim e konzorciumit Rexha Sh.P.K. nuk i përket projektit në fjalë dhe është bërë para datës së publikimit të këtij projekti, por po ashtu përmendet edhe arsye që kanë të bëjnë me stafin e angazhuar, siç edhe mund t’i shihni në dokumentin e mëposhtëm:

Si ofertuesi më i lirë i përgjegjshëm ka dalë grupi i operatorëve LINDA, Euro Infrastruktura dhe B-Bardhi Sh.P.K., të cilët kanë ofertuar me çmim prej 6,127,777.77 euro, duke fituar kështu tenderin për ndërtimin e një nënkalimi, vazhdimin e ndërtimit të sheshit, ndërtimin e parkut qendror të qytetit dhe parkingut nëntoksor në Lipjan.

Veriu.info ka hulumtuar për kompanitë LINDA dhe Euro Infrastruktura, ku nga të dhënat që gjenden në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve shihet se të dy kompanitë kanë pronarin e njëjtë, Hysri Berishën, i cili është pronar me  100% të aksioneve në to.

Pra, teknikisht Hysri Beridha më kompaninë LINDA si lidere e operatori ekonomik fitues, ka bërë konzorcium me “vetveten” për të arritur të shpallet fitues i tenderit prej mbi 6 milionë euro, pasi që në dy kompanitë përveç pronar i 100% të aksioneve, është edhe drejtor menaxhues.

 

Ani pse kanë fituar tender mbi 6 milionë euro, Veriu.info ka zbuluar se dy kompanitë kanë një kapital themelues prej 5,500 euro, LINDA 3,000 dhe Euro Infrastruktura 2,500, përderisa numrin e punëtorëve këto kompani së bashku e kanë 28. Ndërsa, kompania B-Bardhi ka të evidentuar vetëm 2 punëtorë dhe ka kapital themelues prej 20,000 euro.

Veriu.info ka siguruar edhe kontratën mes komunës (autoritetit kontraktues) dhe operatorit ekonomik është nënshkruar më 19 shtator 2013, ku afati i kryerjes së punëve është 300 ditë, sipas dosjes së tenderit.

Ndryshe, Hysri Berisha është djali i biznesmenit Milaim Berisha, për të cilin raportohej në vitin 2016 se si edhe duke qenë në burg ai, kompania e tij kishte fituar mbi 1 milionë euro tenderë publik. Madje, në hulumtimin e publikuar nga InsaInsajderi dhe organizata jo-qeveritare Democracy Plus ai përshkruhej si “El Chapo Kosovar”, duke qenë se i ecte biznesi përkundër që gjendej prapa grilave. (https://insajderi.com/hulumtime/el-chapo-kosovar-qe-arriti-te-perfitoje-mbi-1-milion-euro-nga-tenderet-publike/)

JU REKOMANDOJMË

Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj
HULUMTIME

Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

18/07/2025 - 16:45
Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre
HULUMTIME

Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

17/07/2025 - 17:15
EKSKLUZIVE – Gjykata Supreme: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese (Vendimi i plotë)
HULUMTIME

EKSKLUZIVE – Gjykata Supreme: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese (Vendimi i plotë)

15/07/2025 - 17:40
Djath johigjienik e jorgut me bakterie – Ja si zbarkuan inspektorët në qumështoret “Golaj” e Aldi”, urdhërohet asgjësimi i produkteve (Dokument)
HULUMTIME

Djath johigjienik e jorgut me bakterie – Ja si zbarkuan inspektorët në qumështoret “Golaj” e Aldi”, urdhërohet asgjësimi i produkteve (Dokument)

14/07/2025 - 17:39
Skandal: AUV i gjen kompanisë ‘M-Sillosi’ rreth 100 tonë misër me ‘aflatoksinë B1’ – substancë kancerogjene
HULUMTIME

Skandal: AUV i gjen kompanisë ‘M-Sillosi’ rreth 100 tonë misër me ‘aflatoksinë B1’ – substancë kancerogjene

12/07/2025 - 17:53
Kompanisë “Butrinti Group” iu refuzua futja në Kosovë e 24 tonë miell, ishte jashtë standardeve për përdorim (Dokument)
HULUMTIME

Kompanisë “Butrinti Group” iu refuzua futja në Kosovë e 24 tonë miell, ishte jashtë standardeve për përdorim (Dokument)

09/07/2025 - 18:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë