Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lodhshëm, fort lodhshëm

28/04/2022 - 16:07
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeverisje e ngathët, pa rezultate konkrete në shumë sektorë po vazhdon të jetë kjo e Albin Kurtit. Plot populizëm e pak punë. Ministra që zënë hapësirë në media jo për menaxhim të mirë, por për çështje të tjera problematike.

Imer Mushkolaj

Teksa ministri i Shëndetësisë, i ardhur nga Amerika, po e kalon kohën në vizita jashtë vendit duke takuar bashkatdhetarë dhe duke iu treguar se çfarë duhet bërë në sistemin shëndetësor të Kosovës, ministra të tjerë të Qeverisë Kurti duket të mos jenë fort të angazhuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për çfarë Lëvizja Vetëvendosje ishte zotuar pa ardhur në pushtet.

Dikasterë të tërë qeveritarë nuk kanë lëvizur fort përpara, të paktën jo ata që kanë në përgjegjësinë e tyre realizimin e projekteve më të mëdha, që kanë mbetur në gjysmë.

Rrugët kryesore magjistrale në Kosovë vazhdojnë të jenë në të nëjtën gjendje të mjerueshme sikurse viteve të kaluara, e nga ministria e Infrastrukturës vazhdojnë të thonë se po angazhohen që t’i vazhdojnë punët shpejt. Arsyetimi më i shpeshtë është se kanë gjetur shumë probleme nga ata që kanë qeverisur më herët dhe se nuk po e kanë të lehtë që gjërat t’i vënë në vijë.

Ministri i Mjedisit e Infratrukturës, Liburn Aliu, së fundi është bërë lajm për nënshkrimin e një marrëveshjeje me një kolegj privat, në të cilin ai ligjëron. Pra, ka nënshkruar marrëveshje me shefin e tij, me atë që e paguan dhe një veprim i tillë nuk ka si të cilësohet ndryshe veçse konflikt interesi.

Ministria e Arsimit, në anën tjetër, nuk po merret me asnjë nga çështjet e rëndësishme, për të cilat do të duhej angazhuar. Ose, të paktën publiku nuk e ka idenë se çfarë po ndodh qoftë me përmirësimin e cilësisë në arsim, qoftë me zgjidhjen e problemeve të tjera. Ministrja është bërë lajm së fundi vetëm për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e nxjerr të jashtëligjshëm vendimin e saj për vazhdimin e mësimit për nxënësit në disa fshatra të Kamenicës.

Më mirë nuk qëndrojnë as ministrat tjerë. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së fundi zuri titujt kryesorë të mediave shkaku t një aksidenti trafiku dhe sqarimit banal të saj se si kishte ndodhur ngjarja. Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti vazhdon të përmend shifrën prej 25 mijë të punësuarish, por që askush nga vartësit e tij nuk sqaron se kur dhe në cilët sektorë janë punësuar këta mijëra qytetarë.

* * *

Para se t’i fitonte zgjdhjet, Kurti dhe Vetëvendosja kishin premtime të mëdha. Flisnin për ndryshime thelbësore në të gjitha fushat, për qeverisje krejt tjetërfare nga ajo e atyre që kishin qenë në pushtet. Por, me marrjen e pushtetit gjërat ndryshuan. Dalëngadalë ministra e zyrtarë të tjerë qeveritarë e kuptuan se nuk ishte e mundur të realizohen shpejt ato që ishin thënë dhe se nuk ishte e lehtë që punët t’i vinin në vijë. Dalëngadalë nisën të arsyetohen për pengesat që po iu dilnin në rrugë, për problemet me të cilat po ballafaqoheshin dhe për plot gjëra të tjera.

Të qëndrosh një kohë të gjatë në opozitë don të thotë që kesh një vizion të qartë se çfarë dhe si do të veprosh kur ta marrësh pushtetin. Aq më tepër kur gjatë gjithë kohës Vetëvendosja ka qenë e zëshme thuajse për të gjitha çështjet dhe ka deklaruar se është alternativë për t’i zgjidhur problemet.

Por, në shumë raste, Vetëvendosja në pushtet po bën veprime të ngjashme si partitë e kaluara. Punësimet partiake janë një ndër çështjet e kritikuara ashpër nga kjo parti, ashtu si dhe fenomene të tjera, në të cilat tash është zhytur vetë. Është e kotë të provosh të aryetosh çdo veprim jo të duhur duke sulmuar media e gazetarë dhe duke fajësuar të kaluarën.

Është e vërtetë se qeverisjet e mëparshme kanë lënë mbrapa shumë probleme, por a nuk ka ardhur në pushtet Kurti me premtimet se do t’i zgjidhë ato? Nëse nuk e ka ditur se çfarë janë problemet dhe si mund t’iu jepet zgjidhje, atëherë është faji i tij, e jo i qindra mijëra qytetarëve që ia kanë dhënë votën.

Qytetarët e kanë votuar në masë të madhe për dy premtime kryesore: luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar dhe punësimin. Në të dyja këto fusha qeveria nuk është se po tregon sukses. Të paktën deri tash.

* * *

Gazetarët dhe mediat nuk kanë faj nëse raportojnë për ngecje në qeverisje dhe skandale ministrash e zyrtarësh të tjerë. Ata vetëm po ia kujtojnë Vetëvendosjes thyerjen e standardeve që vetë i ka proklamuar dikur. Ashtu siç po ndodh me rastin e ambasadorit Martin Berishaj, të cilin po e mbrojnë si presidentja, ashtu edhe kryeministri, në vend që ta suspendojnë deri sa të dalë në shesh e vërteta. Të paktën të mos provojnë të arsyetojnë të paarsyetueshmen dhe të promovojnë standarde të dyfishta.

JU REKOMANDOJMË

Një histori e budallallëkut
Opinione

Një histori e budallallëkut

21/05/2022 - 21:40
Halil Matoshi: Albin Kurti nga opozita godiste kundërshtarët ndërsa nga pushteti, gazetarët!
Opinione

Albin don Kishoti

17/05/2022 - 15:21
Nevoja për “armikun kujdestar”
Opinione

Beteja e rrezikshme kundër mediave

12/05/2022 - 15:05
Çfarë dialogu
Opinione

Çfarë dialogu

11/05/2022 - 19:59
Gazetari mitrovicas i Al-Jazeera’s pyet dhe tregon pse Elon Musku e bleu Twitterin
Lajme

Gazetari mitrovicas i Al-Jazeera’s pyet dhe tregon pse Elon Musku e bleu Twitterin

10/05/2022 - 08:39
Halil Matoshi: Albin Kurti nga opozita godiste kundërshtarët ndërsa nga pushteti, gazetarët!
Opinione

Serbisë i duhet De Gaulle por a mund të jetë ky Vučić-i?

09/05/2022 - 21:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E çuditshme: Këto janë gjërat që gjeti Policia në vendin ku vdiq i mituri mitrovicas

    E çuditshme: Këto janë gjërat që gjeti Policia në vendin ku vdiq i mituri mitrovicas

    761 Shpërndaje
    Shpërndaje 304 Tweet 190
  • Ky është identiteti i djaloshit mitrovicas që u mbyt sot në ujë, ishte bir i veteranit të UÇK-së

    399 Shpërndaje
    Shpërndaje 160 Tweet 100
  • LAJMI I FUNDIT: Vjen lajmi i rëndësishëm për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Ky është 53-vjeçari nga Slivova që ngacmoi seksualisht 25-vjeçaren, e puthi dhe e ledhatoi pa dëshirë

    759 Shpërndaje
    Shpërndaje 304 Tweet 190
  • Pagesa e 100 eurove për sektorin privat, ja çfarë do ndodh sot

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info