Lotina Haziri ka ndarë me ndjekësit një moment të qetë nga përditshmëria, teksa po shijon muajt e shtatzënisë.
Në një Instastory të publikuar së fundmi, ajo shfaqet e buzëqeshur gjatë një shëtitjeje në natyrë, e shoqëruar nga dy qentë e saj, shkruan Indeksonline.
Pamja, ku barku i rrumbullakosur bie në sy, është pritur me interes nga ndjekësit, të cilët po ndjekin nga afër këtë periudhë të veçantë në jetën e saj.
Kujtojmë që ajo dhe reperi Mozzik janë në pritje të një djali.













