Ardian Krasniqi, nipi i Luan Krasniqit do të ngjitet në ring për të luftuar për titullin e Kampionit të Europës kundër kroatit të pamposhtur, Vinko Zadro.
Legjenda e boksit, në rrjetet sociale ka bërë një shkrim për nipin e tij, shkruan Indeksonline
“Shpresojmë në një tjetër fitore të madhe dhe në mbështetjen tuaj më shumë se kurrë. Kjo ndeshje pritet të jetë një betejë e vërtetë për kurorën e Evropës!
“Po atë mbrëmje do të zhvillohen edhe shumë duele të tjera të nivelit të lartë dhe me vlera të mëdha sportive”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale












