Sonte luhet ndeshja e parafundit në Kampionatin Botëror.
Ndonëse nuk arritën objektivin e tyre kryesor, Franca dhe Anglia do të vihen përballë njëra-tjetrës për të marrë të paktën medaljen e bronztë të këtij turneu.
Franca do të bëjë disa ndryshime, me Ousmane Dembelen që nis ndeshjen nga stoli me Rayan Cherkin që luan në vend të tij si dhe Anglia do të jetë pa yllin e saj Harry Kane, me trajnerin Tuchel që vendos Ivan Toneyn si startues në pozicionin e sulmuesit.

Kujtojmë se ndeshja Francë-Angli, luhet sonte në orën 23:00.













