Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lutfi Haziri: LDK-ja duhet t’i rikthehet meritokracisë, janë duke e ‘gërryer’ konsumuesit!

22/03/2025 - 02:48
në Pa kategori
A A
Haziri: Një ministër paska thënë se veç nëse nja 20 shqiptarë vriten, më kthehet disponimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit pas-zgjedhore në këtë parti dhe deklaratat për ndryshim të lidershipit konkretisht kryetarit të partisë.

As zoti Hoti s’ka kërku largimin e zotit Abdixhiku, lidership i ri nënkupton Kryesi e re, zoti Hoti ka mundur të jetë eksplicit me kërku kryetarin e pestë të LDK-së. Lakimi i emrave në publik… kjo është edhe më e keqe, unë kam qenë kandidat për kryetar të LDK-së dhe lakimi i emrave në këtë fazë nuk bën nder asgjë sepse kryetari i LDK-së është zgjedh në mandatin e parë me 19 nëntor 2023 me konsensus, përveç Kuvendit zgjedhor kemi patur edhe Konventë programore dhe mandej ai reflektimi dhe mbështetja përmes konsensusit ka ‘shpërthy’ në atë Konventën e madhe që LDK-ja ka organizu. Tani krejt çfarë ka të bëjë është…. ky mandat politik, duhet me e punu në unitet politik të brendshëm dhe me mësu, jo me kontribu, por me i mësu të tjerët se si ndërtohet uniteti institucional në Republikën e Kosovës. Sa i përket implementimit të zgjedhjeve, sa i përket debatit të brendshëm brenda partive politike, sepse edhe këtu duhet një lloj mësimi. Dallimet e LDK-së për rrugën se si me u rikthy parti e parë kanë me vazhdu, është vlerë e jona, mos t’i marrim si diçka që po ndodh, po zihet. Nuk ka mundësi askush më, LDK-në, me e prek me e thy, me e kthy prapa apo me e rrëzu sipas qefeve të veta”

I pyetur se a e sheh rrezikun e një fraksioni të ri në LDK… nënkryetari Haziri u përgjigj kështu.

“Asgjë nuk ka këtu pos një debati të brendshëm, as vetë zoti Hoti nuk është duke kontribu për thyerje apo për fraksionim, është duke kontribu për një debat të brendshëm në LDK. Asnjëherë debatet se kanë dëmtu LDK-në, i kanë kontribu arrroganca e disa funksionarëve të LDK-së, po. Nuk duhet me leju në asnjë mënyrë me deklarata arrogante, sjellje arrogante në emër të argumentimeve, të faktimeve, të gjetjeve, dje apo pardje me dal me mbrojt LDK-në më shumë se ata që e kanë mbrojtë, e kanë ndërtu, e kanë zhvillu e as më pak e as më shumë se ata që kanë ardhë dje, kanë ardhë para një viti apo dy vitesh dhe duan të kontribuojnë tek ne, nuk ka moshë në parti, jemi të barabartë” deklaroi Haziri.

Haziri tha se LDK-ja duhet t’i kthehet meritokracisë të cilën e ka shkel në 2017.

Ai tha se ky subjekt politik duhet t’a distancojë kontribut-dhënësin nga konsumuesi pasi sipas tij LDK-në janë duke e gërryer konsumuesit, janë duke e hargjuar.

“Por duhet me ju rikthy LDK-ja meritokracisë të cilën e ka shkelë, jo tani, në 2017 është shkel meritokracia, dhe herën e parë kur është thy meritokracia, LDK-ja s’ka mundur ta riparojë kurrë dëmin e vet. Nëse i kthehet meritokracisë, vlerësimeve, ruajtes së parimeve të saj, duke e distancu kontribut-dhënësin prej konsumuesit, LDK-në janë duke e gërryer konsumuesit, janë duke e hëngër, janë duke e hargjuar konsumuesit që nuk japin kontribut, nuk kanë dije, nuk kanë kapacitete me dhënë, por rrinë anash, në hije. Nuk ka të bëjë me emra të përveçëm në këtë fazë, ka të bëjë vetëm me gjetjet që unë i kam bërë dhe mësimet që kam nxjerr në procese të caktuara politike. Unë i them brenda gjithçka që duhet të thuhet, edhe me emra të përveçëm edhe me procese, jam idhtar gjithmonë me fol për proces, për dukuri brenda procesit” tha Haziri në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit
31/10/2026 - 18:41

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione. Policia dhe protestuesit kanë pasur pak çaste “paqeje”, pasi tubuesit kanë hedhur gurë e molotovë drejt tyre, ndërsa ata...

Më shumëDetails

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit
31/10/2026 - 18:21

Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit, e vrarë nga ish-bashkëshorti në vitin 2024, thotë se kishte kërkuar ndihmë nga institucionet për ta mbrojtur vajzën e saj, por se...

Më shumëDetails

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit
31/10/2026 - 18:08

Protesta është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës. Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur bomba molotovë drejt autobotit të ujit në...

Më shumëDetails

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete
31/10/2026 - 17:56

Mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë u bashkuan me protestat sot, ndërsa një lëvizje e udhëhequr nga të rinjtë, e frymëzuar nga protestat në vende të tjera të...

Më shumëDetails

Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës

Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës
31/10/2026 - 16:58

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit...

Më shumëDetails

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës
31/10/2026 - 15:00

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës. Ai pretendon se një veprim i tillë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    303 Shpërndaje
    Shpërndaje 121 Tweet 76
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë