Futbollisti ukrainas Mykhailo Mudryk ka zbuluar detaje nga biseda që kishte me trajnerin Xabi Alonso, lidhur me të ardhmen e tij në futboll.
Mudryk, i cili aktualisht është i huazuar te Tottenhami nga Chelsea, ka treguar se Alonso i kishte kërkuar të gjente një skuadër ku do të mund të luante rregullisht dhe të fitonte minuta në fushë, përpara se të rikthehej.
“Xabi Alonso ma tha drejtpërdrejt në fytyrë: ‘Më mirë shko luaj diku tjetër dhe fito minuta në fushë, pastaj kthehu. Unë po llogaris te ti’”, ka rrëfyer Mudryk në podcastin “Guest of Gordon”, sipas gazetarit Ben Jacobs./Indeksonline/













