Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Macron: Angazhohem personalisht për themelimin e Asociacionit, serbët e Kosovës viktima të hapave të njëanshëm dhe deklaratave të pamatura

29/08/2024 - 10:03
në Lajme
A A
Macron: Angazhohem personalisht për themelimin e Asociacionit, serbët e Kosovës viktima të hapave të njëanshëm dhe deklaratave të pamatura
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është sot në Serbi për vizitë zyrtare dhe “Politika”, një gazetë e vjetër serbe, tash pjesërisht në pronësi të qeverisë serbe, publikoi një shkrim autorial të tij. Aty kreu i shtetit francez bën thirrje për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

“Rruga drejt normalizimit ruan thelbin, mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë në përputhje me ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti i tyre”, shkruan Macron.

Ai përmend vitin 2019, kur kishte kërkuar kompromis “për çështjen e Kosovës”, ndërsa serbët veçanërisht tha se janë “viktimat kryesore” të lëvizjeve të njëanshme, deklaratave të pamatura e ngritja e tensioneve.

“Në vitin 2019, kur fola për çështjen e Kosovës, fola për guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. Të bindur se ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, donim ta ndihmonim rajonin të shmangte lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura, ngritjen e tensioneve, viktimat kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, veçanërisht minoriteti serb në Kosovë”, shkruan ai.

Macron tha se propozimi franko-gjerman ruan “mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por duke mos hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e tyre natyrore me Serbinë; por edhe ekzistencën e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”.

Ai e përmendi edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për themelimin e të cilit tha se mbetet i angazhuar personalisht.

“Kjo rrugë është e asfaltuar: çdo gjë që e ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje. Jam i bindur se ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë dhe duke marrë parasysh ndjenjat e forta të serbëve për këtë çështje, duke i respektuar ata, ftoj Serbinë dhe të rinjtë në Serbi ta zgjedhin paqen dhe ta zgjedhin të ardhmen. Personalisht do të mbetem i angazhuar, pasi jam i sigurt se BE-ja në tërësi do të mbetet në zbatimin e Marrëveshjeve të Ohrit dhe para së gjithash në krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe”.

Duke e quajtur “partneritet real strategjik” bashkëpunimin që Franca po e ndërton me Serbinë, Macron shkroi se vizita e tij në Serbi përbën “një mesazh besimi në të ardhmen e përbashkët” dhe e përshkroi atë si “mënyrën më e mirë për ta ushqyer dhe thelluar miqësinë tonë kaq të çmuar”.

Macron apeloi që Serbia ta bëjë një “angazhim vendimtar” për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, duke thënë se “ka shqetësime dhe lodhje, veçanërisht në lidhje me ritmin e negociatave të anëtarësimit, por ndonjëherë një lloj pakënaqësie, madje edhe mosbesimi në lidhje me Bashkimin Europian”, për të cilat tha se “e kanë burimin në historinë më të re dhe në kujtimet kontradiktore”.

Kujtimet, ai tha se “nuk duhet t’i shpërqendrojnë qytetarët e Serbisë nga ajo që është e dukshme: vendi i tyre është në Europë, përkrah Francës – e cila kujdeset jo më pak se Serbia për veçantinë e historisë dhe kulturës së saj – në atë komunitet që është i vetmi vend ku do të jemi në gjendje të mbrojmë me të vërtetë vlerat që ndajmë”. Macron e quajti Serbinë “një vend të madh qendror të këtij rajoni që është i aftë jo vetëm të jetë ndërtuesi kryesor i së ardhmes së pajtimit dhe bashkëpunimit në rajon”.

“Unë po vij sërish në Serbi me një mesazh të thjeshtë: Bashkimi Europian dhe vendet anëtare të tij duhet ta kenë një Serbi të fortë dhe demokratike nën krahun e tyre, dhe Serbisë i duhet një Bashkimi Europian i fortë dhe sovran për t’i mbrojtur dhe promovuar interesat e saj, duke respektuar identitetin e saj”, shkroi presidenti francez.

Macron shkroi se Serbia i përket Europës “për nga gjeografia e saj”, por “më shumë se kaq, ajo i përket asaj për nga historia e saj”. Tha se Serbia “nuk duhet të frikësohet për identitetin dhe sovranitetin e saj duke u anëtarësuar në Bashkimin Europian”, sepse “ashtu si Franca, Serbia aspiron pavarësinë dhe sovranitetin që mund t’i sigurojë vetëm BE-ja, e cila ka mjetet e autonomisë së saj strategjike”.

“Historia e një kombi krenar që ka një identitet të fortë nga i cili nuk ka hequr dorë kurrë. Sot, shkëmbimet janë shumë më të pasura me vendet e Bashkimit Europian se sa me çdo vend apo grup vendesh. Shkëmbime ekonomike, natyrisht, nga të cilat gati dy të tretat janë realizuar me Bashkimin Europian, por edhe shkëmbime mes njerëzve, përmes pjesëmarrjes së Serbisë në programet “Erasmus Plus” dhe “Horizon Europe”. Në fushën e artit, Serbia tashmë po kontribuon në mënyrë të frytshme dhe krijuese në hapësirën kulturore europiane dhe mezi pres të zbuloj thesaret e koleksioneve të mrekullueshme të Matica Srpska gjatë vizitës sime”, shkroi Macron.

Ai tha se po zhvillohen edhe më shumë “marrëdhëniet, shkëmbimet dhe partneritetet” e Francës me Serbinë.

“Si dëshmi për këtë, unë citoj projekte të mëdha që përfshijnë kompani franceze të klasit të parë; Mbështetja e dhënë nga Agjencia Franceze për Zhvillim për punë të shumta në Serbi, veçanërisht në fushën e tranzicionit energjetik. E përmend edhe rinovimin e shkëmbimit tonë të mendimeve në nivel intelektual, gjë që u dëshmua nga pjesëmarrja e Francës si mysafire e nderuar në Panairin e Librit në Beograd para disa muajsh”, shkroi Macron.

Presidenti i Francës shkroi se “është koha ta shikojmë historinë së bashku pa paragjykime, në mënyrë që ajo të mos përfaqësojë më një pengesë, që është edhe sot, mes nesh dhe, aq më tepër, midis vendeve të rajonit, të cilat janë të ftuara të jenë të gjithë së bashku nën kujdesin e Bashkimi Europian”.

“Historianët e të gjitha vendeve tona – anëtarë të BE-së dhe vendet kandidate, ndoshta mund të na ndihmojnë në këtë rrugë duke u angazhuar në punë kolektive për të”, shkroi Macron.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë