Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Macron: Ismail Kadare, gjeniu shqiptar i shpirtit evropian

02/07/2024 - 18:10
në Kryesore, Lajme
A A
Macron: Ismail Kadare, gjeniu shqiptar i shpirtit evropian
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Në mesazhin e tij Macron thotë se Kadare ishte një shkrimtar që mishëroi, me jetën, me veprën dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit evropian dhe vokacionin mikpritës të Francës.

Mesazhi i Emmanuel Macron për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë!

“Vdiq këtë të hënë një shkrimtar që mishëroi, me jetën, me veprën dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin mikpritës të Francës. Është larguar nga ne shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare. Ai ishte një nga ata për të cilët edhe të shkruash është betejë, një nga ata që që çdo fjalë e tyre është shkëputur nga heshtja, nga ata që çdo rresht rrezikon t’ua bëjë më të rëndë raportin, nga ata që çdo roman i kërcënon të jetë epitafi i karrierës së tyre.

Sepse jetoi dhe krijoi si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte i tillë: Shqipëria Sovjetike e pasluftës, nën zgjedhën e hekurt të Enver Hoxhës. Por zbulimi i letërsisë hapi brigjet e një bote të re për adoleshentin. Duke lexuar Servantes-i, Homeri dhe Gogol-i, ai forcoi rezistencën e tij intelektuale. Aq sa indoktrinimi i profesorëve të tij të letërsisë rrëshqiti mbi të, në Universitetin e Tiranës si dhe në Institutin Gorki në Moskë, tempullin e letërsisë bashkëkohore. Në vend që të futej në radhët e “çetës elitare të realizmit socialist”, siç quhej, ai u bashkua me luftëtarët e rezistencës të lirisë së stilit. Romani i tij i madh i vitit 1963, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ishte toleruar, sepse tema e tij ishte shqetësuese, ëndërrimi i tij pengoi etiketat komuniste: zhvarrosja e ushtarëve nga Lufta e Dytë Botërore para një prifti dhe një ushtari italian, nën shiun shqiptar që vazhdon të bjerë.

Nga ana tjetër, “Përbindëshi”, në vitin 1965 dhe “Dimri i vetmisë së madhe”, në 1973, denonconte shtypjen intelektuale të Tiranës së asaj kohe. Dy herë i akuzuar për nxitje rebelimi, ai iu nënshtrua një periudhe pune krahu në fshat, për të cilën ai raportoi. Atëherë iu drejtua vendit që kishte qenë i pari që përktheu librat e tij, i pari që u apasionua pas veprës së tij përtej kufijve të tij. Me botuesin e tij, Claude Durand, kreun e Éditions Fayard, ai planifikoi një shtrirje të madhe në Francë në vitin 1990, një tjetër goditje në murin e diktaturës: në Tiranë, largimi i tij çoi në protestat e para studentore në më shumë se dyzet vjet.

Që atëherë, nga kryeqyteti i Francës në atë të një Shqipërie të kthyer në demokraci dhe më në fund të rikthyer në vetvete, ai e ndau ekzistencën e tij mes fjalëve njerëzve dhe vendeve.

Nga shëtitjet e tij në Tiranën e rigjetur, tek tavolina e tij në Cafe Rostand ku ai vendoste çdo mëngjes Croantin e tij dhe stilolapsin, ku lindnin tinguj më pas shkrime pa matur kohën, tek kryqëzimi i miteve dhe botëve, nga imagjinaria linjë mes piramidës së Keopsit dhe asaj të Tiranës ,tek grillat e Luksemburgut, lumenjtë e Konuellit , muraleve të Trojës. Ai na kujton se Europa është kontinenti i të përbashktës, se historia e saj është një histori që e ndajmë së bashku. Presidenti i Republikës përshëndet një shpirt të lirë ,qe mori pjesë në këtë epokë si zgjimi i madh i popujve që ngriti perden e ferrit dhe nderoi Francën duke e zgjedhur si strehën e krijimtarisë së tij. I dërgojmë të afërmve të tij,lexuesve dhe popullit shqipëtar, ngushëllimet e tij më të sinqerta”, thuhet në mesazhin e Macron-it.

Ismail Kadare u vlerësua nga presidenti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” dhe “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Ishte vetë Emmanuel Macron, që i dorëzoi Kadaresë dekoratën e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit” gjatë vizitës në Tiranë më 16 tetor 2023, ndërsa e quajti atë si “Lajmëtar të lirisë”.

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
22/08/2026 - 23:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat minimale të jenë mes 11 dhe...

Më shumëDetails

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
22/08/2026 - 22:42

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton “Kosova po pret”. Ky marsh do të mbahet katër ditë para se...

Më shumëDetails

Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video
22/08/2026 - 22:28

Policia e Shqipërisë sot njoftoi ndërmarrjen e një aksioni madhor anti-drogë, që rezultoi me prangosjen e tre të dyshuarve, shtetas të Kosovës. Lënda dyshohet se ishte siguruar në...

Më shumëDetails

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione
22/08/2026 - 22:13

Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) kanë paralajmëruar për nesër dy aktivitete simbolike para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimeve të dërguara për media, Aleanca do...

Më shumëDetails

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët
22/08/2026 - 21:56

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian dërgoi helikopterë dhe zjarrfikës për të ndihmuar Serbinë të luftojë një zjarr masiv në një rezervat natyror në verilindje të këtij...

Më shumëDetails

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
22/08/2026 - 21:41

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur vetë KQZ, në njoftimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë