Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MAPL-ja njofton se gjatë verës do të bëhet hapja e Urës së Ibrit

31/05/2024 - 10:17
në Kryesore, Lajme
A A
MAPL-ja njofton se gjatë verës do të bëhet hapja e Urës së Ibrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendësministri i MAPL-së, Arbër Vokrri, thotë se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut do të bëhet këtë verë.

Vokrri thotë se nuk ka ndonjë datë të saktë, por sipas tij nuk ka arsye që të pritet vjeshta. Ai thotë se janë krijuar kushte për hapjen e urës, pasi që janë zvogëluar mundësitë për trazira.

“S’jam i sigurt për kohën e saktë, natyrisht se është diskutuar më shumë se njëherë mes institucioneve të shtetit tonë dhe ka arsye që nuk është shtyrë pra vendimi për zbatimin pasi e ka votuar Kuvendi Komunal i Komunës së Mitrovicës Veriore. Pra, arsyeja ka qenë e thjeshtë që të mos ngutemi të mos dukemi që po tentojmë ta provokojmë situatën, mirëpo me kalimin e kohës potenciali për trazira vërehet qartë se është zvogëluar. Mendoj se para vjeshtës që i bie gjatë verës. Por, datë të saktë nuk kemi. Mendoj se nuk ka nevojë të pritet vjeshta fare”.

Ai tha se Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare duhet të mësohen se menaxhimi i çështjeve komunale i takon institucioneve të Kosovës.

“Unë mendoj ngjashëm si zëvendësdrejtori i Policisë së rajonit të veriut, Veton Elshani, pra është vetëm çështje kohe dhe them se edhe BE-ja dhe organizatat tjera ndërkombëtare duhet të mësohen se menaxhimi i çështjeve komunale brenda Republikës së Kosovës i takon institucioneve të saj, nuk do të jetë pjesë e diskutimeve apo debateve me shtetet tjera, qoftë edhe me Serbinë”, deklaroi ai.

Vokrri tha se qytetarët në veri janë të interesuar për bashkëjetesë si dhe të lidhet qyteti organikisht që ata të lëvizin lirshëm në të dy anët e urës.

“Opinioni i përgjithshëm është se duhet të mësohet edhe BE-ja edhe instancat tjera ndërkombëtare të pranishme në Kosovës se qytetarët e Kosovës janë të interesuar për bashkëjetesë dhe se është e drejtë e gjithë qytetarëve, pra nuk është e rezervuar vetëm për një etni, por qyteti i ndarë i Mitrovicës ka nevojë që edhe nëse mbetet administrativisht i ndarë në dy pjesë të lidhet organikisht që qytetarët të lëvizin lirshëm në të dy anët e urës”, deklaroi zëvendësministri i MAPL-së.

Lidhur me deklaratat se së shpejti do të hapet Ura e Ibrit ka reaguar edhe BE-ja, duke thënë se kjo çështje zgjidhet me dialog.

Zyra e BE-së në Kosovë në një përgjigje për teve1.info deklaroi se hapja e urës është temë e dy marrëveshjeve të arritura në vitin 2015 dhe 2016.

“Hapja e urës së Mitrovicës është temë e dy marrëveshjeve të arritura nga palët në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në vitin 2015 dhe 2016. Pavarësisht përpjekjeve të BE-së për lehtësimin ndër vite, ura mbetet e mbyllur për trafik. Duke qenë se kjo është një çështje që i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim lidhur me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë”.

BE bëri thirrje për të dyja palët në dialog që të zbatojnë çdo marrëveshje të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“BE-ja mbetet e gatshme për të lehtësuar bisedimet. BE-ja gjithashtu u kërkon të gjithëve që të përmbahen nga çdo veprim provokues që mund të rrezikojë stabilitetin e terrenit dhe të largojë palët nga zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve – që duhet të jetë prioriteti i tyre kryesor”, deklaruan nga Zyra e BE-së.

Ndaj kësaj, ka reaguar edhe Lista Serbe duke thënë se kjo është “lëvizje e panevojshme dhe e papranueshme”. Sipas Listës Serbe, qëllimi është destabilizimi i situatës.

JU REKOMANDOJMË

Më në fund: Ekzekutohen paratë për librat

27/08/2026 - 16:56

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoj se ka miratuar sot Katalogun Zyrtar të Teksteve Shkollore dhe ka ekzekutuar mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave...

Më shumëDetails

‘‘Këta veç me blloku e dinë’’, Rama për Çekun: Si ministër i Kulturës e bllokoi Prishtinën, sot mësimin- mjerë populli për ju

‘‘Këta veç me blloku e dinë’’, Rama për Çekun: Si ministër i Kulturës e bllokoi Prishtinën, sot mësimin- mjerë populli për ju
27/08/2026 - 16:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur kritika në drejtim të Hajrulla Çekut, duke thënë se ky i fundit derisa ishte ministër i Kulturës, e kishte bllokuar krejt...

Më shumëDetails

Pas lirimit të gjyqtarëve serbë, OSBE i bën thirrje KGJK-së: Plotësoni shpejt pozitat e lira me procedurë transparente

Pas lirimit të gjyqtarëve serbë, OSBE i bën thirrje KGJK-së: Plotësoni shpejt pozitat e lira me procedurë transparente
27/08/2026 - 16:17

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, njoftoi sot se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka liruar nga detyra gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022....

Më shumëDetails

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave
27/08/2026 - 16:09

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutin për Mjekësi Ligjore, dhe me shoqatat e familjeve të personave të...

Më shumëDetails

‘‘Favore’’, ‘‘Keqpërdorim fondesh’’, ‘‘Hajni’’ – Për çka e akuzoi dje Nasim Haradinaj OVL’në dhe kryetarin e saj Hysni Gucati

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë
27/08/2026 - 15:50

Akuza për keqpërdorim të fondeve, favore e qëndrime të gabuara, ishin ato që dje, Nasim Haradinaj i adresoi ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, organizatë në...

Më shumëDetails

Afera 8 milionëshe: Mbyllja e dyshimtë e rastit nga Kryeprokurori dhe lidhja me biznesmenin Ragip Mustafa

Afera 8 milionëshe: Mbyllja e dyshimtë e rastit nga Kryeprokurori dhe lidhja me biznesmenin Ragip Mustafa
27/08/2026 - 15:39

Një tender prej 8 milionë eurosh, certifikata të falsifikuara, një prokuror që mori në dorë rastin dhe vendosi ta mbyllte atë, derisa në të njëjtën periudhë jetonte në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    443 Shpërndaje
    Shpërndaje 177 Tweet 111
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë