Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marrëveshje Kosovë-Serbi brenda javësh? Eksperti i sigurisë: Situata në veri mund të përshkallëzohet sërish, EULEX të jetë “gjyqtari”

21/10/2022 - 19:29
në Lajme
A A
Marrëveshje Kosovë-Serbi brenda javësh? Eksperti i sigurisë: Situata në veri mund të përshkallëzohet sërish, EULEX të jetë “gjyqtari”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I ngarkuari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar para largimit nga Kosova dhe udhëtimit drejt Serbisë, tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin franko-gjerman për një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Escobar tha se diplomatët evropianë që janë të angazhuar në këtë proces i kanë thënë atij se kjo është çështje javësh.

“Ne do ta mbështesim këtë. Ne mendojmë, se sikurse na është shpjeguar, ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht Serbisë, në integrimet euro-atlantike. Po, e mbështesim plotësisht. Dhe, më duhet të shtoj se ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat e tjera evropiane”, tha Escobar.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, i ftuar në emisionin “Ballkan” në Abc me gazetaren Linda Karadaku diskutoi mbi çështjen e pazgjidhur të targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët që drejtojnë makina me targa që i lëshon Serbia, t’i riregjistrojnë ato në RKS, Republika e Kosovës.

Afati i fundit është 1 nëntori. Eksperti tha se situata në veri është e tensionuar dhe një veprim i njëanshëm pas 1 nëntorit do të sillte përshkallëzim të situatës në veri.

Shala: 31 tetori do të jetë data kur Kosova e ka lënë si kohën e fundit, kur qytetarët serbë me targa të strukturave paralele, duhet t’i ndërrojnë. Kemi afro 14 qytetarë që i kanë ndërruar target deri tani, ku gjithsej kanë mbetur pa ndryshuar edhe 9 mijë. As 1% nuk është arritur, pavarësisht fushatës së kryeministri dhe institucioneve. Me këtë po kuptohet që Beogradi është thellë i involvuar në jetën e qytetarëve të Serbisë. Propozimi për 10 muaj shtyrje u propozua fillimisht nga Escobar. SHBA dhe BE janë të sinkronizuar. Nëse bëhet një verim konkret nga ana e Kosovës më 1 nëntor atëherë do të ketë një tensionim të situatës, ashtu siç patëm edhe në korrik. Pati të shtëna me armë, keqtrajtime dhe mbjellje frike. Në këtë veprim një veprim i njëanshëm dhe i pamenduar mirë do ta lëndojë sigurinë e Kosovës.

Joana Lachana, zëdhënëse e BE në Kosovë për sundimin e ligjit në EULEX, deklaroi për “Ballkan” se situata në veri është e qetë por e tensionuar.

Sipas ekspertit EULEX duhet të luajë rolin e një gjyqtari dhe të mundohet të ulë tensionet.

Shala: Çështja në veri është e monitorueshme nga ndërkombëtarët. Shteti i Kosovës duke pasur parasysh situatën ka përgatitur një plan operativ, ka shtuar planin e personelit në rast se do të ketë nevojë për një intervenim. Situate është e tensionuar, nuk është e qetë dhe mund të eskalojë në rast se do të merren vendime që do të ketë zhvillime në terren. Në këtë rast SHBA janë garantuesja e vetme e pavarësisë së Kosovës. Një veprim i njëanshëm nga ana e Kosovës do të sillte tensionim të situatës dhe do të çonte qeverinë në shtëpi. Kosova dhe qytetarët e saj nuk e kanë luksin të shkojnë në zgjedhje. Është koha optimale, jetike dhe e domosdoshme që Kosova dhe Serbia ta përmbyllin kapitullin e tyre dhe të ketë një njohje reciproke. Eulexi duhet të luajë rolin e një gjyqtari dhe të mundohet të ulë tensionet.

Janë targa të cilat i prodhojnë në Rashkë të Serbisë. Këto targa nuk duhet të përdoreshin, ishte dhe marrëveshja në Bruksel që këto targa duhet të dilnin nga qarkullimi./Abcnews.al.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë