Transporti urban në Prishtinë do të jetë falas sot, në ditën kur mbahet Marshi për Liri.
Po ashtu, qytetarët që do të marrin pjesë në marsh mund ta shfrytëzojnë pa pagesë parkingun te Pallati i Rinisë.
Vendimin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa Marshi për Liri nis sot në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu”.
Në kryeqytet pritet të mblidhen qytetarë nga e gjithë Kosova për t’iu bashkuar marshit.













