Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Martesat e rreme për të marrë letrat në Angli, arrestohen 5 “krushqit” shqiptarë

19/06/2026 - 21:07
në Lifestyle
A A
Martesat e rreme për të marrë letrat në Angli, arrestohen 5 “krushqit” shqiptarë

The bride and groom use the little finger together. lovely couple hold hand with sunset background

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pesë shtetas shqiptarë janë akuzuar nga autoritetet britanike për përfshirje në një skemë të dyshuar mashtrimi me martesa fiktive, e cila synonte sigurimin e të drejtës së qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas njoftimit për mediat publikuar këtë të premte prej Prokurorisë së Kurorës (CPS), të dyshuarit akuzohen se kanë përdorur dokumente të falsifikuara për të pretenduar se ishin martuar me shtetas të Bashkimit Evropian, të cilët kishin të drejtë qëndrimi në Britani në kuadër të Skemës së Vendosjes së BE-së (EU Settlement Scheme), e krijuar pas Brexit-it.

Hetimet nisën pas një sërë operacionesh të zhvilluara nga Home Office në Angli dhe Uells më 17 qershor.

Prokurorët pretendojnë se të pandehurit kanë siguruar certifikata të rreme martese, që paraqiteshin si të lëshuara në Qipro, për të provuar lidhje martesore me shtetas të BE-së dhe për të përfituar status qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Kastriot Hoxha, 31 vjeç, Sina Ervin, 35 vjeç, Kadri Sinamati, 28 vjeç dhe Valdet Qoshi, 40 vjeç, akuzohen për mashtrim dhe shkelje të ligjit të emigracionit. Ata janë lënë në paraburgim dhe pritet të paraqiten më 16 korrik në Gjykatën e Kurorës në Sheffield për seancën paraprake.

Përveç akuzave për mashtrim, Kastriot Hoxha përballet edhe me një akuzë shtesë për posedim kanabisi me qëllim furnizimin.

Ndërkohë, shqiptari i pestë, Denis Hani, 30 vjeç, ka pranuar fajësinë për mashtrim me deklarim të rremë dhe dy vepra të tjera penale. Ai u akuzua më 17 qershor dhe një ditë më pas pranoi fajësinë në Gjykatën e Magjistraturës në Birkenhead. Hani është lënë në paraburgim dhe do të dënohet më 16 korrik në Gjykatën e Kurorës në Liverpool.

Prokurori i lartë i CPS për Yorkshire dhe Humberside, Shaun Sigamoney, deklaroi se katër të pandehurit e tjerë gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

“Njëri prej të akuzuarve ka pranuar fajësinë, por kjo nuk ndikon në çështjen e katër të tjerëve, të cilët konsiderohen të pafajshëm derisa të provohet e kundërta. Procedurat penale janë në zhvillim dhe të gjithë kanë të drejtën e një gjykimi të drejtë”, tha ai.

Autoritetet britanike u kanë bërë thirrje mediave dhe publikut të shmangin publikimin e informacioneve ose komenteve që mund të ndikojnë në procesin gjyqësor.

Lista e të gjitha akuzave publikuar nga CPS:

Denis Hani pranoi fajësinë për mashtrim me deklarim të rremë, paraqitje të qëllimshme të deklaratave të rreme për përfitim personal ose përfitim të një personi tjetër, apo për t’i shkaktuar humbje një personi tjetër ose për ta ekspozuar atë ndaj rrezikut, si dhe për sigurimin e lejes së hyrjes ose qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar përmes mjeteve mashtruese.

Kastriot Hoxha: Seanca e parë u zhvillua më 18 qershor në Gjykatën e Magjistraturës në Doncaster.

2 akuza sipas nenit 6 të Aktit të Mashtrimit – posedim ose kontroll i një dokumenti për përdorim në mashtrim.

2 akuza sipas nenit 24A të Aktit të Emigracionit – paraqitje formularësh të rremë.

2 akuza sipas nenit 2 të Aktit të Mashtrimit – paraqitje e rreme ndaj Home Office.

1 akuzë për posedim të lëndëve narkotike me qëllim furnizimin me kanabis.

Valdet Qoshi. Seanca e parë u zhvillua më 18 qershor në Gjykatën e Magjistraturës së Leeds.

2 akuza sipas nenit 6 të Aktit të Mashtrimit – posedim ose kontroll i një dokumenti për përdorim në mashtrim.

2 akuza sipas nenit 24A të Aktit të Emigracionit – paraqitje formularësh të rremë.

1 akuzë sipas nenit 2 të Aktit të Mashtrimit – paraqitje e rreme ndaj Home Office.

Sina Ervin. Seanca e parë u zhvillua më 18 qershor në Gjykatën e Magjistraturës në Sheffield.

1 akuzë sipas nenit 6 të Aktit të Mashtrimit – posedim ose kontroll i një dokumenti për përdorim në mashtrim.

1 akuzë sipas nenit 24A të Aktit të Emigracionit – paraqitje formularësh të rremë.

1 akuzë sipas nenit 2 të Aktit të Mashtrimit – paraqitje e rreme ndaj Home Office.

Kadri Sinamati. Seanca e parë u zhvillua më 18 qershor në Gjykatën e Magjistraturës në Doncaster.

1 akuzë sipas nenit 6 të Aktit të Mashtrimit – posedim ose kontroll i një dokumenti për përdorim në mashtrim.

1 akuzë sipas nenit 24A të Aktit të Emigracionit – paraqitje formularësh të rremë.

1 akuzë sipas nenit 2 të Aktit të Mashtrimit – paraqitje e rreme ndaj Home Office./Top Channel

JU REKOMANDOJMË

Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë…

Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë…
16/08/2026 - 17:30

Konsumimi i alkoolit rrit memorien e informacioneve të mësuara më parë. Sipas një studimi në “University of Exer” ku ishin të përfshirë 88 konsumues – të ndarë në...

Më shumëDetails

Shpesh ngatërrojmë obsesionin me dashurinë

Shpesh ngatërrojmë obsesionin me dashurinë
15/08/2026 - 17:29

Psikologia Loreta Caka ka folur për mënyrën se si njerëzit e perceptojnë dashurinë, duke theksuar se shpesh tërheqja ndaj së paarritshmes dhe nevoja për dramë mund të ngatërrohen...

Më shumëDetails

“Nuk munda të flija”: Njerëzit raportojnë simptoma të pazakonta pas eklipsit

“Nuk munda të flija”: Njerëzit raportojnë simptoma të pazakonta pas eklipsit
14/08/2026 - 21:56

Pas eklipsit diellor më 12 gusht, mediat sociale u mbushën me foto të qiellit, si dhe me disa postime të pazakonta. Disa përdorues pohuan se në ditët përreth...

Më shumëDetails

Ngjyrat e flokëve që i përshtaten stinës së dimrit

Ngjyrat e flokëve që i përshtaten stinës së dimrit
14/08/2026 - 11:28

Në dimër është edhe më e madhe dëshira për të patur flokë të shëndetshëm, voluminozë dhe me ngjyra që bien në sy. Cilat janë më të pëlqyerat e...

Më shumëDetails

Pas eklipsit, vijnë ankesat e pazakonta: ” S’munda të flija gjithë natën”

Pas eklipsit, vijnë ankesat e pazakonta: ” S’munda të flija gjithë natën”
13/08/2026 - 20:25

Pas eklipsit diellor të së mërkurës, mediat sociale u mbushën me foto të qiellit, si dhe postime disi më të pazakonta. Disa përdorues pretendojnë se në ditët përreth...

Më shumëDetails

Cili qumësht është më i shëndetshmi? Ekspertët krahasojnë versionin e plotë, gjysmë të skremuar dhe të skremuar

Cili qumësht është më i shëndetshmi? Ekspertët krahasojnë versionin e plotë, gjysmë të skremuar dhe të skremuar
12/08/2026 - 11:25

Debati se cili lloj qumështi është më i shëndetshëm – ai me yndyrë të plotë, gjysmë i skremuar apo i skremuar – vazhdon prej vitesh. Një studim i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • RTK publikon një audio-incizim që e inkriminon Fatmir Shehollin

    Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë