Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpesh ngatërrojmë obsesionin me dashurinë

15/08/2026 - 17:29
në Lifestyle
A A
Shpesh ngatërrojmë obsesionin me dashurinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Psikologia Loreta Caka ka folur për mënyrën se si njerëzit e perceptojnë dashurinë, duke theksuar se shpesh tërheqja ndaj së paarritshmes dhe nevoja për dramë mund të ngatërrohen me ndjenja të vërteta.

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ajo trajtoi tema që lidhen me dashurinë, obsesionin, tradhtinë dhe ndikimin që përvojat e fëmijërisë kanë në marrëdhëniet e mëvonshme.

E pyetur nëse shqiptarët e njohin vërtet dashurinë, Caka tha se shpesh njerëzit nuk dashurohen me vetë personin, por me sfidën që ai përfaqëson.

“Ne si popull njohim të duam sfidën. Një paradoks i madh i dashurisë është se shpesh nuk dashurojmë personin, por sfidat që ai na jep. Sa më e pamundur, më e ftohtë apo më e largët të jetë diçka, aq më shumë e dëshirojmë”, u shpreh psikologia.

“Dashuria duhet të sjellë qetësi, jo vetëm dramë”

Sipas saj, një nga gabimet më të zakonshme është ngatërrimi i obsesionit me dashurinë.

“Kur fiksohesh pas diçkaje që duket e pamundur, ky është obsesion. Dashuria të fal qetësi, respekt dhe vlerësim për veten”, tha Caka.

Ajo shtoi se shumë njerëz tërhiqen nga marrëdhëniet e komplikuara pikërisht sepse janë mësuar ta lidhin emocionin e fortë me dramën.

Sipas psikologes, kjo sjellje nuk lind rastësisht, por ndikohet nga mënyra se si jemi rritur, nga modelet familjare dhe nga përvojat që kemi parë apo përjetuar gjatë jetës.

“Edhe brezat e mëparshëm kanë pasur histori të pamundura”

Caka theksoi se nuk duhet idealizuar as mënyra se si kanë funksionuar marrëdhëniet në brezat e mëparshëm.

“Edhe atëherë ka pasur dashuri, drama dhe gjëra të pamundura. Thjesht nuk kanë qenë aq të ekspozuara sa sot”, tha ajo.

Sipas saj, nuk është e drejtë që marrëdhëniet e prindërve tanë të shihen vetëm përmes idesë së martesave të rregulluara apo të një modeli më tradicional.

“Edhe atëherë nuk ka pasur vetëm mblesëri. Ka pasur dashuri, por në një formë dhe në një realitet tjetër”, shpjegoi psikologia.

Ajo ngriti gjithashtu mundësinë që, në mënyrë të pavetëdijshme, prindërit t’ua transmetojnë fëmijëve dëshirat apo përvojat që vetë nuk kanë mundur t’i jetojnë.

Përvojat e kaluara ndikojnë te partnerët që zgjedhim

Sipas Cakës, një pjesë e mënyrës se si sillemi në marrëdhënie vjen nga fëmijëria, por shumë modele krijohen edhe më vonë, përmes përvojave personale dhe krahasimit me të tjerët.

“Ka gjëra që na vijnë nga fëmijëria, por ka edhe gjëra që i mësojmë duke u rritur, duke parë dhe duke krahasuar veten me të tjerët”, tha ajo.

Psikologia theksoi se edhe zhgënjimet dhe traumat e përjetuara në marrëdhënie të mëparshme mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zgjedhjen e partnerëve të ardhshëm.

Sipas saj, të kuptuarit e dallimit mes dashurisë, obsesionit dhe nevojës për dramë është një nga hapat më të rëndësishëm drejt ndërtimit të marrëdhënieve më të shëndetshme.

JU REKOMANDOJMË

Humbja e partnerit lë më shumë pasoja te burrat sesa te gratë, sipas një studimi në Zvicër

Humbja e partnerit lë më shumë pasoja te burrat sesa te gratë, sipas një studimi në Zvicër
03/09/2026 - 14:07

Një studim i Universitetit të Gjenevës ka konfirmuar atë që demografët e quajnë “efekti i vejërisë”, duke treguar se humbja e partnerit mund të ketë pasoja më të...

Më shumëDetails

Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë…

Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë…
16/08/2026 - 17:30

Konsumimi i alkoolit rrit memorien e informacioneve të mësuara më parë. Sipas një studimi në “University of Exer” ku ishin të përfshirë 88 konsumues – të ndarë në...

Më shumëDetails

“Nuk munda të flija”: Njerëzit raportojnë simptoma të pazakonta pas eklipsit

“Nuk munda të flija”: Njerëzit raportojnë simptoma të pazakonta pas eklipsit
14/08/2026 - 21:56

Pas eklipsit diellor më 12 gusht, mediat sociale u mbushën me foto të qiellit, si dhe me disa postime të pazakonta. Disa përdorues pohuan se në ditët përreth...

Më shumëDetails

Ngjyrat e flokëve që i përshtaten stinës së dimrit

Ngjyrat e flokëve që i përshtaten stinës së dimrit
14/08/2026 - 11:28

Në dimër është edhe më e madhe dëshira për të patur flokë të shëndetshëm, voluminozë dhe me ngjyra që bien në sy. Cilat janë më të pëlqyerat e...

Më shumëDetails

Pas eklipsit, vijnë ankesat e pazakonta: ” S’munda të flija gjithë natën”

Pas eklipsit, vijnë ankesat e pazakonta: ” S’munda të flija gjithë natën”
13/08/2026 - 20:25

Pas eklipsit diellor të së mërkurës, mediat sociale u mbushën me foto të qiellit, si dhe postime disi më të pazakonta. Disa përdorues pretendojnë se në ditët përreth...

Më shumëDetails

Cili qumësht është më i shëndetshmi? Ekspertët krahasojnë versionin e plotë, gjysmë të skremuar dhe të skremuar

Cili qumësht është më i shëndetshmi? Ekspertët krahasojnë versionin e plotë, gjysmë të skremuar dhe të skremuar
12/08/2026 - 11:25

Debati se cili lloj qumështi është më i shëndetshëm – ai me yndyrë të plotë, gjysmë i skremuar apo i skremuar – vazhdon prej vitesh. Një studim i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar

    Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë