Portieri i Kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martínez, ka zbuluar se dëmtimi në gishtin unazor të dorës së djathtë i ka lënë pasoja të përhershme.
Gjatë një bisede me gazetarin Gaston Edul, portieri tregoi se nuk mund ta përkulë plotësisht gishtin, pasi e kishte thyer pak para fillimit të Kupës së Botës.
“Ende nuk mund ta përkul siç duhet. Kështu më mbeti pas Kupës së Botës dhe do të jetë kështu për pjesën tjetër të jetës sime”, deklaroi Martínez.
Sipas mediave argjentinase, portieri kishte marrë këshilla nga specialistë në SHBA dhe Angli për t’iu nënshtruar operacionit, por kishte vendosur ta shtynte ndërhyrjen për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Botëror.
Kështu, Martínez e zhvilloi të gjithë kampionatin botëror me gisht të thyer, ndërsa sot pranon se dëmtimi vazhdon t’i shkaktojë dhimbje dhe kufizime në lëvizje. /IndeksOnline/















