Këngëtarja Dua Lipa dhe aktori Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private të zhvilluar në Londër.
Çifti u martua në Old Marylebone Town Hall, ndërsa në ceremoni morën pjesë familjarë dhe miq të afërt.
Megjithëse ceremonia e parë ishte intime, festimet pritet të vazhdojnë me një ceremoni të dytë në Sicili të Italisë, e cila do të zgjasë disa ditë dhe do të mbledhë shumë të ftuar të njohur.















