Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në nisjen e vitit të ri shkollor, por përgatitjet e Ministrisë së Arsimit po shoqërohen me vonesa në dy procese: furnizimin me ditarë dhe tekste shkollore.
Për tekstet, MASh u ka bërë të enjten thirrje prindërve që të mos nxitojnë me blerjet, me arsyetimin që negociatat me shtëpitë botuese ende nuk kanë përfunduar – ndonëse Ministria nuk ka kompetencë të ndërhyjë në çmimet e përcaktuara nga shtëpitë botuese.

Në një komunikatë për media, Ministria ka thënë se pas përfundimit të negociatave do të përcaktohet edhe shuma për secilin nxënës.
Ndërkohë, problematikë mbetet edhe procedura për furnizimin e shkollave me ditarë.
Në një komunikatë për media, Ministria ka thënë se pas përfundimit të negociatave do të përcaktohet edhe shuma për secilin nxënës.
Ndërkohë, problematikë mbetet edhe procedura për furnizimin e shkollave me ditarë. Ministria ka kërkuar 14 ditë kohë për t’iu përgjigjur kërkesës për qasje në dokumente, duke e zgjatur më tej procesin e furnizimit me ditarë, ka mësuar Paparaci nga burime të informuara për procesin.
Me vetëm pak ditë deri më 1 Shtator, këto vonesa rrezikojnë që procesi mësimor të mos nisë në kohë, nëse furnizimi me materialet e nevojshme nuk përfundon në afat.
Momentalisht, MASh nuk ka njoftuar për shtyrjen e afatit të nisjes së mësimit. Megjithatë, mungesa e ditarëve dhe paqartësitë rreth teksteve shkollore e bëjnë gjithnjë e më të pasigurt përgatitjen e plotë të shkollave për nisjen e vitit të ri shkollor.